Love
βeℓℓe â๓e
Një incident i pazakontë ka ndodhur në festën Kombëtare të Greqisë.
Një nxënëse shqiptare ishte caktuar për të mbajtur flamurin grek në paradën e 28 tetorit, pasi ishte nxënësja më e mirë e shkollës.
Sipas drejtorit të shkollës, ajo nuk e ka mbajtur flamurin pasi shokët e saj të shkollës i kanë thënë se nëse ajo do të mbajë flamurin ata do të njoftojnë deputetët e grupit politik neonazist, Agimi i Artë.
Drejtori është shprehur se gjithsesi ai ka zbatuar ligjin, që thotë se nxënësja më e mirë duhet të mbajë flamurin.
Sipas tij, vajza shqiptare e ka mbajtur vetëm për pak minuta flamurin, dhe më pas e ka dorëzuar atë.
Ai tha se ajo nuk e ka bërë nga frika, por për të respektuar flamurin, drejtorin, mësuesit dhe shokët e klasës.
Burimi: panorama