PiNkY
Anëtar i Nderuar
Imer Ibrahim Raçi me date 10.10.2006 diplomoi ne Fakultetitn Ekonomik, Departamenti Ekonomiks - Universiteti i Prishtines me teme "Sistemi Fiskal dhe Zhvillimi Ekonomik", me pas me date 22.01.2010 diplomoi ne studimet postdiplomike master ne Fakultetin Ekonomik - Universiteti i Prishtines me temë "Kuptimi dhe shkaqet e ngecjes se vendeve jo mjaft te zhvilluara".
Vellimi me poezi " Me i bukuri varr" eshte vellimi i tij i pare
Margaritari im
Jeta ime jenu ju,
Oj familja ime.
Frymëmarrja ime jeni ju,
O miqët e mi.
Pasuria ime jeni ju,
oj shoqeria ime.
Thesari im,
moral i shtrenjtë pa çmim.
################################################
Mos
Mos më quani jetim
Se po e ndjej vetën
i pastrehuar.
Për prindër,
mos më jepni ngushëllim
sepse ata jetojnë me mua.
Mos më pyetni:
që sa kanë vdekur?
Ata janë gjallë.
Ata janë ne gjakun tim,
nuk dua ngushëllim.
#####################################################
Gjykatës pa gjykatë,
اdo ditë gjykoni,
ashtu si të doni,
po e teproni,
po më dëshpëroni,
a nuk kuptoni.
Padi pa fakte,
po më dëshpëroni,
po më lëndoni,
po më ofendoni,
a nuk kuptoni.
################################################
Qeshi
Sot dua të qeshi,
edhe pse,
nuk po ndjehem për të qeshur.
Sepse dua,
qe ju o miqët e mi
të qeshni!
Sot dua të qeshi,
edhe pse,
nuk po ndjehem për të qeshur.
Sepse nuk dua,
qe ju o armiqët e mi
të qeshni
me vuajtjet e mia
Xhami e madhe,
dhurim dashurie.
Jeta ime,
Morali im,
Pasuria ime,
Margaritar i pafundosur në det.
################################################
Mbreteresha dimërore,
me ushtrinë tuaj acar,
në kohën tuaj dimërore,
luftën me fluska bore e fillon.
Mbretëresha dimërore,
bukuria jote,
bardhësitë e borës;
dhëmbët tuaj,
akulli i kristalizuar;
flokët tua,
bora e palavitur nga erërat;
sytë e tu,
qielli i ngrysur nga të ftohtit;
zemra jote,
akull i ngrirë;
shpirti yt,
i ftohtë si acar.
E bukur,
e bardhë,
e ftohtë,
mbretëreshë dimërore.
E bukur,
e kristalizuar,
e ngrirë,
mbretëreshë dimërore.
##############################################
Jemi lindur të jemi të lirë,
të bëhemi luftëtarë të lirisë,
ta mbrojmë lirinë tonë.
Jemi lindur të jemi të lumtur,
të bëhemi luftëtarë të lumturinë,
ta mbrojmë lumturinë tonë.
Jemi lindur të jemi me fat,
të bëhemi luftëtarë të fatit,
ta mbrojmë fatin tonë.
Jemi lindur të kemi ide,
të bëhemi idealist,
ta paraqesim idenë tonë.
Jemi lindur të lotojmë,
Por,
vetëm për njerëzit,
që e meritojnë.
###################################
Po jetoj në errësirë,
madje,
edhe dita është e errët.
Nuk dua të jetoj në errësirë.
Mos ia mbuloni ditës dritën?
A është errësirë jeta?
A është?
Mos kam vdekur?
Pse drita po mungon?
Më jepni një shenjë,
dua të di a jam i gjallë?
Pse jetën po na e bëni ceremonial murtor?
Sa keq,
po të mundeni,
edhe rrezet e diellit i pushtoni.
A jeni njerëz?
Po, po jeni,
por,
njerëzia po ju mungon.
Sa keq,
po të mundeni,
natës i marrni yjet,
nuk ju intereson bukuria e qiellit.
A jeni njerëz?
Po, po jeni,
por,
njerëzia po ju mungon.
Avokat i vetës sime,
mbrojtës i mendimit tim,
ndërtues i suksesit tim,
sfidues i juaji,
gjykatës pa gjykatë.
###########################################
Koha Do Të Mbetet e Njejtë
Vdekja ime,
nuk do të jetë fundi i botës.
Madje,
dielli do të lind përsëri,
zemrat do të dashurojnë,
e sytë e vashave të bukura do të lotojnë.
Madje,
përsëri koha do të mbetet e njejtë,
stinët do të sillen në rrotacion,
vetëm se unë nuk do i ndjej.
Madje,
nuk do e ndjej ngrohtësinë e rrezeve të diellit,
as freskinë e erërave dhe ftohtësinë e borës.
Kohën time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
e ngjyrosën me ngjyrat më të bukura,
ngjyra të cilat i ka zili edhe ylberi.
Kohës time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
i dhanë melodinë më të bukur,
melodi të cilat i ka zili edhe kanarina.
Kohën time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
e lagën me lot,
ujë të cilin e lakmojnë ujëvarat e botës.
E bukura e fundit të jetës në këtë botë,
E bukura e fillimit të jetës në amshim.
##########################################
Gjurmë
Nga do që shkoj,
kot të kërkoj nuk je.
Nga do që shikoj,
kot të kërkoj nuk je.
Madje,
qastet më të bukura të mia,
orientohem në dhomën tënde për ti treguar,
kot të kërkoj nuk je.
Gëzimin tim dua ta ndaj me ty,
kot të kërkoj nuk je.
Mbete vetëm një gjurmë,
gjurma më e bukur,
thellë në thellësi,
në thellësi të shpirtit tim.
#########################################
U njoftuam,
nuk jemi njohur më parë.
Koha më tregoj se,
nuk jemi të njejtë,
mendimet na ndryshojnë,
zemrat nuk na rrahin kur jemi së bashku,
truri nuk i përcepton dot mendimet e njëri tjetrit,
mos vallë ne duhet te jemi:
unë burrë i huaj,
e ti grua e huaj.
E kuptova,
fati na takoj gabimisht,
ti dhe unë,
më mirë larg njëri tjetrit.
Vellimi me poezi " Me i bukuri varr" eshte vellimi i tij i pare
Margaritari im
Jeta ime jenu ju,
Oj familja ime.
Frymëmarrja ime jeni ju,
O miqët e mi.
Pasuria ime jeni ju,
oj shoqeria ime.
Thesari im,
moral i shtrenjtë pa çmim.
################################################
Mos
Mos më quani jetim
Se po e ndjej vetën
i pastrehuar.
Për prindër,
mos më jepni ngushëllim
sepse ata jetojnë me mua.
Mos më pyetni:
që sa kanë vdekur?
Ata janë gjallë.
Ata janë ne gjakun tim,
nuk dua ngushëllim.
#####################################################
Gjykatës pa gjykatë,
اdo ditë gjykoni,
ashtu si të doni,
po e teproni,
po më dëshpëroni,
a nuk kuptoni.
Padi pa fakte,
po më dëshpëroni,
po më lëndoni,
po më ofendoni,
a nuk kuptoni.
################################################
Qeshi
Sot dua të qeshi,
edhe pse,
nuk po ndjehem për të qeshur.
Sepse dua,
qe ju o miqët e mi
të qeshni!
Sot dua të qeshi,
edhe pse,
nuk po ndjehem për të qeshur.
Sepse nuk dua,
qe ju o armiqët e mi
të qeshni
me vuajtjet e mia
Xhami e madhe,
dhurim dashurie.
Jeta ime,
Morali im,
Pasuria ime,
Margaritar i pafundosur në det.
################################################
Mbreteresha dimërore,
me ushtrinë tuaj acar,
në kohën tuaj dimërore,
luftën me fluska bore e fillon.
Mbretëresha dimërore,
bukuria jote,
bardhësitë e borës;
dhëmbët tuaj,
akulli i kristalizuar;
flokët tua,
bora e palavitur nga erërat;
sytë e tu,
qielli i ngrysur nga të ftohtit;
zemra jote,
akull i ngrirë;
shpirti yt,
i ftohtë si acar.
E bukur,
e bardhë,
e ftohtë,
mbretëreshë dimërore.
E bukur,
e kristalizuar,
e ngrirë,
mbretëreshë dimërore.
##############################################
Jemi lindur të jemi të lirë,
të bëhemi luftëtarë të lirisë,
ta mbrojmë lirinë tonë.
Jemi lindur të jemi të lumtur,
të bëhemi luftëtarë të lumturinë,
ta mbrojmë lumturinë tonë.
Jemi lindur të jemi me fat,
të bëhemi luftëtarë të fatit,
ta mbrojmë fatin tonë.
Jemi lindur të kemi ide,
të bëhemi idealist,
ta paraqesim idenë tonë.
Jemi lindur të lotojmë,
Por,
vetëm për njerëzit,
që e meritojnë.
###################################
Po jetoj në errësirë,
madje,
edhe dita është e errët.
Nuk dua të jetoj në errësirë.
Mos ia mbuloni ditës dritën?
A është errësirë jeta?
A është?
Mos kam vdekur?
Pse drita po mungon?
Më jepni një shenjë,
dua të di a jam i gjallë?
Pse jetën po na e bëni ceremonial murtor?
Sa keq,
po të mundeni,
edhe rrezet e diellit i pushtoni.
A jeni njerëz?
Po, po jeni,
por,
njerëzia po ju mungon.
Sa keq,
po të mundeni,
natës i marrni yjet,
nuk ju intereson bukuria e qiellit.
A jeni njerëz?
Po, po jeni,
por,
njerëzia po ju mungon.
Avokat i vetës sime,
mbrojtës i mendimit tim,
ndërtues i suksesit tim,
sfidues i juaji,
gjykatës pa gjykatë.
###########################################
Koha Do Të Mbetet e Njejtë
Vdekja ime,
nuk do të jetë fundi i botës.
Madje,
dielli do të lind përsëri,
zemrat do të dashurojnë,
e sytë e vashave të bukura do të lotojnë.
Madje,
përsëri koha do të mbetet e njejtë,
stinët do të sillen në rrotacion,
vetëm se unë nuk do i ndjej.
Madje,
nuk do e ndjej ngrohtësinë e rrezeve të diellit,
as freskinë e erërave dhe ftohtësinë e borës.
Kohën time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
e ngjyrosën me ngjyrat më të bukura,
ngjyra të cilat i ka zili edhe ylberi.
Kohës time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
i dhanë melodinë më të bukur,
melodi të cilat i ka zili edhe kanarina.
Kohën time të jetës,
pikëllimet dhe gëzimet,
e lagën me lot,
ujë të cilin e lakmojnë ujëvarat e botës.
E bukura e fundit të jetës në këtë botë,
E bukura e fillimit të jetës në amshim.
##########################################
Gjurmë
Nga do që shkoj,
kot të kërkoj nuk je.
Nga do që shikoj,
kot të kërkoj nuk je.
Madje,
qastet më të bukura të mia,
orientohem në dhomën tënde për ti treguar,
kot të kërkoj nuk je.
Gëzimin tim dua ta ndaj me ty,
kot të kërkoj nuk je.
Mbete vetëm një gjurmë,
gjurma më e bukur,
thellë në thellësi,
në thellësi të shpirtit tim.
#########################################
U njoftuam,
nuk jemi njohur më parë.
Koha më tregoj se,
nuk jemi të njejtë,
mendimet na ndryshojnë,
zemrat nuk na rrahin kur jemi së bashku,
truri nuk i përcepton dot mendimet e njëri tjetrit,
mos vallë ne duhet te jemi:
unë burrë i huaj,
e ti grua e huaj.
E kuptova,
fati na takoj gabimisht,
ti dhe unë,
më mirë larg njëri tjetrit.
Redaktimi i fundit: