elbruna
Anëtar i Respektuar
Zlatan Ibrahimovic, i fundit në listën e blerjeve të Barcelonës, edhe pse nuk është integruar plotësisht në mekanizmat e skuadrës katalanase, ndihet krenar që është pjesë e një grupi të tillë.
Ai do udhëtojë sërish drejt Milanos ashtu si në fazëm e grupeve, por tashmë Interi nuk është vecse një pjesë e së shkaurës. “Kjo skuadër po shkruan historinë dhe jam shumë i kënaqur që bëj pjesë në të. Askush nuk ka bërë më parë dicka të tillë. Unë erdha në gjysmën e rrugës por jam shumë i gëzuar që jam pjesë e këtij grupi. Nëse do vazhdojmë të jemi të motivuar mund të shkojmë shumë larg”, thekson shtatlarti suedez që mungoi në ndeshjen e së martës ndaj Arsenalit.
“Bota po shikon magjinë e Barcelonës dhe mua nuk më pëlqen të humbas, pasi dua të shkojmë larg. Ky është mentaliteti i klubit dhe në futbollin e sotëm faktori mendor është 50 % i rëndësishëm”, shton Ibra. Në vijim ai flet edhe për marrëdhënien e shkëlqyer me trajnerin Guardiola. “Me flet shume qartë dhe direkt. Flet hapur dhe kjo është një gjë e rëndësishme për lojtarët. Cdokush e ka të qartë se cfarë duhet të bëjë”, pohon shtatlarti i sulmit katalanas.
Në fund ai nuk lë pa komentuar as rikthimin në fushën e Interit. “Janë dy skuadra shumë të ndryshme. Këtu duhet ta mbash më shumë topin edhe pse Mourinho na kërkonte të stërviteshim më shumë me top. Në Itali kur shënon një gol të duket i mjaftueshëm, ndërsa tek Barca duhet të shënosh sa më shumë dhe të luash një futboll të bukur. Prandaj vendosa të vij këtu”, përfundon Zlatan Ibrahimovic.
tch