Ish-mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç, që tani luan për Sevijen, tha pas finales me Bajernin se skuadra e tij e kishte të pamundur të fitonte finalen vetëm për një arsye. Ai ishte Manuel Nojer.
“Ishte e pamundur për ta kaluar Manuelin. Ai tregoi edhe një herë se është një nga portierët më të mirë në botë. Pas ndeshjes shkova dhe e urova për trofeun. Nëse ke një portier si ai, atëherë gjithçka bëhet më e lehtë”, tha Rakitiç.
Kujtojmë që në minutën e 87-të kapiteni i Bajernit bëri një pritje vendimtare ndaj sulmuesit të Sevijes, duke i mohuar këtij të fundit një mundësi të mirë për të shënuar golin e dytë që do të sillte edhe trofeun për spanjollët.
Panoramasport.al