![WhatsApp-Image-2021-02-24-at-11.01.19-600x338.jpeg.jpg WhatsApp-Image-2021-02-24-at-11.01.19-600x338.jpeg.jpg](https://fv.al/data/attachments/110/110336-e5655e0a32533cc5b364102f50196b8d.jpg)
Është hedhur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti për ndeshjet e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Kështu goglat vunë përballë njëra-tjetrës në këtë fazë të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm futbollistik në Shqipëri këto çifte; Laçi-Partizani, Vllaznia-Korabi, Teuta-Kukësi, Dinamo-Skënderbeu.
Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 17 mars dhe do të jenë vetëm me një takim, ku do të përcaktohet dhe kush kalon në gjysmëfinale.
A2news.com