Duhet sqaruar se cilat janë këngët labe.
Këngë labe quhen vetëm ato tradicionalet, që këndohen me zëra njerëzish, pa vegla muzikore.
Këngët me saze (def, klarinetë, fizarmonikë) quhen muzikë popullore qytetare.
Këngët me vegla elektronike quhen turbofolk.
Është mirë që tema të jetë vetëm për këngët labe.
Kjo këngë këndohet nga grupi i Vezhdanishtit, kurse teksti është i poetit Ali Asllani (1884-1966).
Kush të ka qëndisur
Kush ta ka dërguar, hëna apo dielli
Pa më thuaj të lutem sa yje ka qielli
Në je ndonjë ëngjëll, udhën ke lajthitur
Apo sjell melhemin zëmrës së goditur
Nëse je sorkadhe, lumthi kush ka çapa
Lum ai që i vete zotëris' sate mbrapa
Në je ndonjë flutur, kush të ka qëndisur
Kush ësht' ajo dorë që të ka stolisur
Është drit' e diellit, është drit' e hënës
Më shum' nga të gjitha është sis' e nënës