Greqia kërkon të forcojë ushtrinë, Ministri i Mbrojtjes: Shërbimi ushtarak do të zgjatet në 12 muaj
Greqia po kërkon që të forcojë ushtrinë nëpërmjet rekrutimeve të reja. Ministri i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos ka njoftuar se së shpejti qeveria do të marrë vendimin për të zgjatur shërbimin ushtarak nga 9 në 12 muaj të detyruara për të gjitha kategoritë e qytetarëve që mund ta kryejnë me detyrim dhe perpara se te kryejne shkollen e larte gje qe behet per shtyrjen e ushtrise me fillim do behet detyrimi ushtarak pastaj universiteti perkates.
Sipas tij, kjo do të ndihmojë që ushtria greke të forcohet me elementë të rinj, kryesisht në Evros ku do të vijnë shumica për të shërbyer.
(BalkanWeb)