infinito
Anëtar Aktiv
Kampioni nga Himara që i dha 3 medalje të arta Greqisë po akuzohet publikisht se patriotizmin e shiti në emër të famës dhe përfitimeve personale.
Gazeta greke “Avgi (Avji)” shkruan se në emër të suksesit që shënoi peshëngritja dhe disa peshëngritës të ardhur nga Shqipëria, u shpenzuan shumë para për të ngritur një infrastrukurë sportive, që pas brezit të Pirro Dhimës nuk prodhoi asgjë, asnjë medalje dhe asnjë kampion në
peshëngritje.
Pyetja që bëhet është, a duhet të përgjigjet Pirro Dhima për këtë dështim, jo vetëm për garancitë që ofroi, por edhe për përfshirjen e tij më pas në politikë me socialistët e PASOK-ut, shkruan Tema.
Ish-peshëngritësi ka reaguar duke lajmëruar padi për shpifje dhe fyerje personale ndaj gazetës në fjalë.
Së fundmi Pirro Dhima nënshkroi një kontratë me Federatën Amerikane të Peshëngritjes për të ngritur më nivele olimpike këtë sport në Shtetet e Bashkuara.
JETA OSH QEF