Në Republikën e Shqipërisë pushteti gjyqësor ushtrohet vetëm nga Gjykatat në përputhje me Kushtetutën dhe kompetencat e ngarkuara me ligj. Sistemi ynë gjyqësor përbëhet
-nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore (Gjykata e Shkallës së Parë), -------Gjykatat e Apelit dhe
-Gjykata e Lartë, e cila krijohet me ligj.
Gjykata e Lartë, është autoriteti më i lartë gjyqësor. Ajo e ka selinë në Tiranë dhe përbëhet nga 17 gjyqtarë të cilët emërohen nga rradhët e gjyqtarëve me vjetërsi jo më pak se 10 vjet, ose nga rradhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion jo më pak se 15 vjet. Gjyqtarë mund të jenë vetëm shtetasit shqiptarë.
Procedura e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është e thjeshtë. Ai emërohet nga Presidenti i Republikës, pasi të jetë marrë më parë pëlqimi i Kuvendit. Kryetari i Gjykatës së Lartë zgjidhet njëri nga anëtarët e saj i cili emërohet si i tillë nga Presidenti i Republikës, pasi të jetë marrë më parë pëlqimi i Kuvendit. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë fillon me hyrjen në fuqi të dekretit të Presidentit për emërimin e tij. Edhe mandati i Kryetarit të Gjykatës së Lartë llogaritet brenda mandatit të gjyqtarit të kësaj gjykate.
Gjyqtarët dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi, por koha prej 9 vjetësh nuk mund të kufizohet. Qëndrimi në detyrë lidhet edhe me moshën e tyre. Pra, ata mund të qëndrojnë në detyrë deri në moshën 65 vjeç.
Qënia gjyqtar nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore, politike ose private, çka do të thotë se atyre u ndalohet të bëjnë pjesë në parti politike ose të marrin pjesë në veprimtari me karakter politik si dhe të kenë çdo mandat tjetër zgjedhor apo çdo lloj funksioni dhe veprimtarie tjetër publike ose private. Gjithashtu gjyqtarëve u ndalohet të marrin pjesë në administrimin apo trajtimin e shoqërive civile ose tregtare, personalisht ose me anë përfaqësimi.
Para fillimit të detyrës, gjyqtarët bëjnë betimin si më poshtë: "Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t'i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale."
Trajtimi protokollar dhe shëndetësor i anëtarëve të Gjykatës së Lartë, është i njëjtë me atë të deputetit. Ata gëzojnë një lejë të pagueshme vjetore e cila bëhet në muajt korrik dhe gusht. Pra, këto dy muaj, Kolegjet e Gjykatës së Lartë nuk gjykojnë, por gjithsesi edhe në këto dy muaj, ngarkohen disa gjyqtarë për të qenë të gatshëm që të kryejnë ndonjë detyrë të ngutshme.
Paga e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është e barabartë me pagën e Ministrit, ndërsa ajo e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, 20 për qind më e lartë se paga e gjyqtarit të kësaj gjykate. Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe bashkëshortes u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike edhe për 3 vjet pas mbarimit të mandatit.
Me plotësimin e mandatit, pra kur kanë kaluar 9 vjet, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, me kërkesën e tij, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Për të drejtat financiare dhe protokollare të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, të parashikuara në dispozitat e ligjit nr.8588, datë 15.3.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë" Këshilli i Ministrave ka nxjerrë aktet nënligjore për zbatimin e këtyre dispozitave.
Sikurse thamë më lart gjyqtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në deyrë për 9 vjet, por ky mandat mund të mbarojë para kohe. Mbarimi para kohe i mandatit deklarohet nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me propozimin e Kryetarit ose çdo gjyqtari të Gjykatës së Lartë. Kështu mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë mbaron kur:
Dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi
Nuk paraqitet në detyrë pa arsye për më shumë se 6 muaj
Mbush moshën 65 vjeç
Jep dorëheqjen
Deklarohet i paaftë për të vepruar me vendim gjyqësor të formës së prerë
Gjithashtu, gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të shkarkohet nga Kuvendi me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij për shkelje të Kushtetutës, për kryerjen e një krimi, për paaftësi mendore a fizike dhe për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.
Megjithatë, edhe pse Kuvendi mund të ketë miratuar shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, ky vendim i Kuvendit duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur vërteton se ekziston një nga shkaqet e mësipërme, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.
Ndjekja penale ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë mund të bëhet vetëm me miratimin e Kuvendit. Ai mund të ndalohet ose të arrestohet vetëm në qoftë se kapet në kryerje e sipër të një krimi ose menjëherë pas kryerjes së tij. Organi kompetent njofton menjëherë Gjykatën Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pëlqimin brenda 24 orëve për dërgimin në gjykatë të gjyqtarit të arrestuar, organi kompetent është i detyruar ta lirojë atë.