sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Fustani i zi nuk "vdes" kurrë!
Kur më 1926 stilistja transgresive, Koko Shanel, e prezantoi, nuk pritej që edhe pas më shumë se 80 vjetësh do të ishte akoma një simbol. Në të vërtetë kështu ndodhi: fustani i shkurtër i zi, pa mëngë, i gjatë vetëm 70 cm, i realizuar në ngjyrën, që në atë kohë përdorej ekskluzivisht për funeralet, mbijetoi mbi gjithçka.
Edhe pse Shanel e kishte krijuar për t‘i treguar botës se ishte në zi për vdekjen e të dashurit të saj, fustani zi i puthitur
pas trupit shfaqet sot në dhjetëra pasarela nga Milano në Nju-Jork, nga Parisi në Londër. ثshtë më shumë në modë se kurrë më parë. Aq sa edhe Katie Holmes, bashkëshortja e yllit hollivudian, Tom Cruise, nuk ka dyshime. Madje, nga faqet e një reviste të famshme mode amerikane pranon se fustani më i bukur që ajo ka në gardërobë është pikërisht fustani i zi i puthitur pas trupit.
Ai simbol historik i elegancës, për të cilin dhjetëvjeçarë pas dhjetëvjeçari janë matur dizajnuesit më të mëdhenj të planetit nga Yves Saint Laurent te Balenciaga, nga Jil Sander deri te Miuçia Prada. Sepse pikërisht për thjeshtësinë që e karakterizon, fustani më i famshëm në botë është një nga veshjet më të vështira për t‘u krijuar në mënyrë të përshtatshme. Ndoshta është pikërisht për këtë që pavarësisht modave dhe tendencave, vazhdon të jetë në majë të klasifikimit si në kohërat kur gratë filluan ta vishnin edhe në mbrëmjet e veçanta, përveçse në funerale dhe kur shumë revista të specializuara mode i kushtonin faqe të tëra.
Fustan i Zi
"Number one", dhe i pavdekshëm ai është më i dashuri i të gjitha kohërave . Kështu tregon një sondazh anglez ku 75 për qind e grave e zgjedhin "little black dress", apo LBD si i thonë shkurt anglosaksonët, është fustani më i rëndësishëm në historinë e veshjeve, atë që duhet ta kesh patjetër në gardërobën tënde shik. I hyrë në histori si ikonë, fustani ishte krijuar nga stilisti i famshëm Hubert de Givenchy. Modeli i fustanit që doli në ankand në Londër në dhjetor të vitit 2006 për 410 mijë sterlina në dyqanin ku u zhvilluan edhe xhirimet e filmit pëlqehet mjaft edhe nga meshkujt. Shumica e burrave të pyetur preferojnë që në mbrëmjet shik, gratë, të fejuarat, shoqet dhe mikeshat të veshin një fustan të tillë. Ndoshta i shoqëruar me një palë perla, ndoshta edhe i pashoqëruar me dorashka.
RJeta