ATDHEU PA TABU (një poemë politikisht jo korrekte)
Sa herë kujtoj Atdheun
më vinë ndërmënd varrmihësit;
Në varrimin e tim eti dikush solemnisht përmëndi ATDHEUN
e unë qesha hidhurazi⊠teksa dëgjoja duartrokitësit
ndjeva keqardhje për ATDHEUN me një copë më pak...
pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« babai po merrte me vete njĂ« copĂ« ATDHEâŠ
servirur bujarisht mbi njĂ« lopatĂ«âŠ
Po çâĂ«shtĂ« vallĂ« ATDHEU?
Një copë dhÚ
e hija jonĂ« mbi tĂ«âŠ.
aty ku çdo çast jeton dhe vdes nderi,
vesi, dashuria, urrejtja, lulja, thika, epshi dhe mëria,
mirĂ«njohja, mosmirĂ«njohja, besa, gĂ«njeshtra, miqĂ«sia, armiqĂ«siaâŠ
Flasim për Atdheun, luftojmë, qajmë, mburremi, vritemi per të
kujdes AtdheunâŠamanet Atdheun...dhe harrojme Vetveten,
atdheun tonë më të parë, harrojme të flasim për të, të luftojmë për të,
të qajmë për të, të vritemi për të, të mburremi për të, të turpërohemi për të,
se Ă«shtĂ« i vetmi atdhe i yni qĂ« fatkeqĂ«sisht ngjan shpesh me vetminĂ«âŠ
i vetmi atdhe i yni që sa pak i ngjan atij tjetrit,
ATDHEUT me gërma kapitale,
atij qĂ« askush nuk mund t'ia shtojĂ« apo tâia heqĂ« madhĂ«shtinĂ«âŠ
Përse t'ia shtojnë? Përse t'ia heqin? Përse u dashka bërë patjetër diçka për të?
Fundja, ç'bĂ«n ATDHEU kur ne lindim, jetojmĂ«, vdesim, kur sjellim fĂ«mijĂ« nĂ« jetĂ« âŠ
në gëzimin tonë, në fatkeqësinë tonë, në brengën tone⊠çfarë bën ai?
I ka parë kush lotët e Tij?
A nuk jetojmë në të njëjtin Atdhe bashkë me miliona batakçinj,vrasës,hajdutë?
A nuk themi fjalët më poshtëruese, gënjeshtrat më të mëdha në gjuhën e Tij?
A nuk bëhen të mirat dhe të këqijat, nderimet dhe turpërimet në emrin e tij?
A nuk e valvisin çdo ditë flamurin e Tij edhe duar të ndyra predikuesish të paskrupullt
që flasin në emër të Tij?
ATDHEU na përket ne, por ne jemi unë, ti, lypësi, mësuesi, prifti, Rrugaçë,
gjykatësit, vrasësit, bankierët, kopilat, murgeshat, heronjtë, pijanecët, hajdutët,
virgjĂ«reshat,ushtarĂ«t, policĂ«t dhe poetĂ«tâŠnxĂ«nĂ«sit qĂ« buçasin korridorĂ«t
dhe të gjithë njëzëri bertasim: ATDHEU !
Cili vrasës s'e ka kënduar Himnin Kombëtar?
Më bukur nga të gjithë e këndojnë diktatorët.
Po kush do të më tregojë pra ç'është Atdheu?
Kuptimin kësaj fjale kush ia gjen? Dheu i atit?
I gjyshit apo i stërgjyshit?
E ç'di Atdheu për ta, për timin a tëndin fjala vjen?
ATDHEU Ă«shtĂ« egoist si njĂ« fĂ«mijĂ« i pĂ«rkĂ«dhelurâŠ
Dhuroji Atij jetën tënde, përkujdesjen, dashurinë ,
pasurinë , besën tënde, burrërinë nëse vërtet je burrë
e ATDHEU s'do tĂ« tĂ« harrojĂ«âŠ
Falja batakçiut më të ndyrë të gjitha këto, edhe jetën tënde
e natyrisht edhe ai s'do tĂ« tĂ« harrojĂ« kurrĂ«âŠ
ATDHE, të nëpërkëmbën! Të poshtëruan!
Të zbardhëm faqen! Të lartësuam! Në përjetësi ndriçon!
GjepuraâŠpallavraâŠfjalĂ« bosheâŠ
ATDHEU bĂ«n pa virtutin e tij po aq sa edhe me vesin toneâŠ
Kur vdiqët, ju vranë, ju përdhunuan,kur nënat qanin mbi varret tuaja
a vdiq ATDHEU?
ATDHEU është i pavdekshëm si çdo gjë pa jetë.
Ata që lindin, lindin në Atdhe.
Ata që vranë, vranë në Atdhe.
Ata që u vranë, u vranë në Atdhe.
Teli me gjëmba rrethoi në Atdhe.
Lulet që çelin, çelin në Atdhe.
Edhe ato qĂ« vyshken, nĂ« Atdhe vyshkenâŠ
Në Atdhe luhet tragjedia e njerëzit derdhin të hidhurit lotë.
NĂ« Atdhe luhet komedia e njerĂ«zit qeshin tĂ« lumturâŠ
NĂ« Atdhe luhet edhe drama e njerĂ«zit as qeshinâŠas qajnĂ« dotâŠ
A iu kujtua ndonjërit Atdheu, ndërsa bënte dashuri,
martohej a divorcohej, pronësohej a shpronësohej,
varfërohej a pasurohej, vritej a vriste, lindëte a vdiste?
E kujtoj ATDHEUN kur në çaste delirante e pandeh veten hero.
Më pas, si pas çdo deliri, qesh si i marrë, qaj si i çmëndur.
ATDHEU!
Brodha nĂ«pĂ«r botĂ« dhe kudo njerĂ«zit ngritĂ«n supet kur dĂ«gjuan emrin e TijâŠ
Brodha nĂ«pĂ«r Atdheun tim e kudo njerĂ«zit ngritĂ«n supet kur dĂ«gjuan emrin timâŠ
Brodha kudo nĂ«pĂ«r VETVETEN timeâŠ
vrava e më vranë, dashurova e më dashuruan, mallkova e më mallkuan,
pĂ«rkĂ«dhela e mĂ« pĂ«rkĂ«dhelĂ«n, tradhĂ«tova e mĂ« tradhĂ«tuan, fala e mĂ« falenâŠ
e pĂ«rsĂ«riâŠpĂ«rsĂ«riâŠurreva e mĂ« urryen, gĂ«njeva⊠mĂ« zhgĂ«njyen
por mĂ« njohĂ«n⊠e mĂ« thanĂ« "JE TI!"âŠ
ATDHEU!
Kujt duhet t'i krenohemi me emrin e Tij për sa kohë nuk e dimë
pse duhet D-O-M-O-S-D-O-SH-M-E-R-ISH-T të jemi krenarë?
Si mund të kenë Atdhe ata që kanë humbur Vetveten?
Njeriu pa Vetvete s'është vecse lypsar...
ATDHEU!
Ne dimë të vrasim. Të na vrasin. Të vetvritemi.
Dimë edhe të varrosim të vrarët. Dhe vetveten.
Ădo çast i dhurojmĂ« gropa tĂ« reja, solemnisht i quajmĂ« varre
që më pas të krenohemi me to. Ne s'dimë të dhurojmë jetë.
Vdekje po.
A thua jemi lindur të pajetë për t'u mburrur gjithmonë
me të rënët, me të vrarët, me të vdekurit?
ATDHEU u lodh nga vdekjet tonaâŠu neverit... u ngrit
e u largua nga ceremonia jonĂ« e pĂ«rjetshme mortoreâŠ
Teksa kazma grryen prej trupit të Tij gjakun e ujshëm...
teksa duart shkulin lule nga trupi i Tij,
oh sa lehtĂ« rikuperohet Ai, rigjenerohetâŠplehĂ«rohetâŠ
nga skeletĂ«t tanĂ« tĂ« bujshĂ«mâŠ
E mohuam veten me gjithë ç'kishim
e pastaj ia falëm ATDHEUT atë çka mbeti prej saj.
Më pas , të tjerë vetmohues me lopata vetmohuese në duar
nxituan drejt vetmohimeve tĂ« reja si prindĂ«rit e tyreâŠ
vetmohuarâŠ
ATDHEU ka origjinalin e tij të papërsëritshëm, të paprekshëm
dhe miliona kopje të keqpërdorura si fotografi porno në xhepin e ushtarit
plot spermë dhe thërrime që i mburret rekrutit:
"E sheh këtë? E njeh? Eshtë dashnorja ime!"
ATDHEU!
Në radiografinë e Tij duken veç skeletët tanë me një gjurmë të zezë në gjoks
aty ku mund të ishte zemra jonë e vetmohuar
ose vendi ku ne vetvritemi aq natyrshëm nga thika vrastare e kohës së humbur
nĂ« kĂ«rkim tĂ« madhĂ«shtisĂ« sĂ« varreve--ideali ynĂ« i pĂ«rjetshĂ«m-âŠ
kurrorĂ«zimi i munditâŠ
kolera jonĂ« e pashĂ«rueshmeâŠ
Varret tona - argumenti ynë i vetëm në Gjyqin e Fundit.
ATDHEU nuk ka veseâŠ
por ne luftojmë që ATDHEU të jetë krenar, mburracak, mospërfillës, egoist, i fuqishëm,
kokëfortë, i pari në çdo gjë, më i miri, më i bukuri, më i mënçuri,
mĂ« i pĂ«rsosuri i gjithĂ«sisĂ«âŠ(âA ekzistoka pĂ«rsosmĂ«ria?â
do tĂ« pyesĂ« njĂ« nxĂ«nĂ«s mĂ«suesen e biologjisĂ«âŠ).
Vishjani këto tipare një njeriu dhe do të shihni sa i ftohtë do t'ju duket,
se si ftohtĂ«sia e tij buzĂ«qeshjen do tâju ngrijĂ«âŠ
ATDHEU është vërtet i dashur vetëm në Mitologjinë e Mërgimit...
një yll që sa më larg i qëndron aq më i bukur duket
e kur pranë tij je për një cast
të tjerë yje lakmon...
por ka shpresë...ka...kur dikur do mësosh
të njohësh e të gjesh Vetveten e Vetmohuar
ta pranosh e pa kushte ta duash paskëtaj
çdo sekondĂ« tĂ« jetĂ«s tĂ«nde pĂ«r aq kohĂ« sa do rroshâŠ
e bashkĂ« me tĂ« pleqĂ«rinĂ«âŠrininĂ«âŠkujtimet e bukuraâŠfĂ«mijĂ«rinĂ«âŠ
çfarë sot ke e nesër do kesh e çfarë pas vetes pakthim le...
veç atëhere mund ta kuptosh magjinë
që një copë të zakonshme dheu
e shndrron pĂ«rjetĂ«sisht nĂ« ATDHEâŠ
ATDHEU shkatërrohet çdo ditë brenda meje
si mal i mallkuar me mall mëkuar
shkĂ«rmoqet pa zhurmĂ« ...ma vret pĂ«rmalliminâŠ
emrin sâja pĂ«rmĂ«nd kur flas me veten
gjumin sâma prish e çuditĂ«risht nuk çmĂ«ndem
tashmĂ« ATDHEU sâbanon askund
përveçse në pallavrat e politikanëve
ATDHEU ka vdekur
jo rastĂ«sisht fjalimet mĂ« tĂ« bukura mbahen nĂ« varrezĂ«âŠ
Atdheu sâĂ«shtĂ« mĂ« toka ku shkelâŠas fushat, malet, pyjet
Atdheu Ă«shtĂ« mendim nĂ« tru âŠsĂ«mbim nĂ« zemĂ«râŠ
po truri është i tepërt në këto kohë gjaksore
dhe zemra sâĂ«shtĂ« veçse njĂ« organ qĂ« pa gjakun vdesâŠ
ATDHEUâŠpo cili ATDHE?
ShshshshhhhâŠlexomĂ«ni pa zhurmĂ«âŠdhe mos u grindni
ATDHEU po pi cicë tani në thithat prej silikoni të Kurvës Plakë
pasi është shurrosur në brekët e veta të grisura
jaâŠtani ajo do i vĂ«rĂ« bebelinotâŠ
do e lajë në vaskë se është bërë pis
dhe do na e japĂ« ne ta vĂ«mĂ« nĂ« gjumĂ« me kĂ«ngĂ« trimĂ«rieâŠ
ATDHEU vazhdimisht është në klasën e parë
tashmë në shkollën e Sorrosit
vishet me xhinse të grisura
dhe nuk është më proletar
qëkur marksizmi e la me barrë
si gjithnjë shkruan me dorën e majtë
por kjo sâi prish punĂ« askujt
rĂ«ndĂ«si ka tĂ« kuptojĂ« leksionin e radhĂ«sâŠ
ATDHEU duhet çuar nĂ« SPAâŠ
një ATDHE leshator është i papranueshem
duhet depiluar para se të qihet
do e bëjmë gay meqë në këtë botë diplomatike
pink, të mirësjellshme, delikate, platonike
përdoren të gjitha mjetet e civilizuara
siç pastrohen armët në luftë
nĂ« paqe duhet larĂ« edhe bytha se sâsi dihetâŠ
do e bëjmë edhe Rrugaçe që të jetë me fat
sâdo lĂ«mĂ« gjĂ« pa i bĂ«rĂ« ATDHEUT
sidomos kur e quajmĂ« MEMEdheâŠ
Hej, njerĂ«z, ATDHEUT i ka ardhur njĂ« letĂ«r nga jashtĂ«âŠ
njĂ« letĂ«r e âjashtmeâ⊠e shndritshmeâŠ
nuk qënka letër, por ftesë për takim me prindër
ATDHEUT i paskan thyer notë në sjellje
ata që e copëtuan, e ngjitën dhe e shqitën
sa herĂ« qĂ« e panĂ« tĂ« arĂ«syeshmeâŠ
ATDHEUN e çojnë për riedukim në Bruksel
të mësojë në perfeksion artin e shitblerjes të vetevetes
ATDHEUN e marrin ushtarâŠe armatosin gjer nĂ« dhĂ«mbĂ«
i vënë dhe maskën antigaz dhe e çojnë të vrasë
ose siç ndryshe I thonë të ruajë paqen në botë
dhe tĂ« edukojĂ« popujt e pacivilizuar andej matanĂ«âŠ
ATDHEU është laboratori ku ata bëjnë eksperimentet
në një epruvetë futën injorancën tonë dhe djallëzinë e tyre
i përzien bashkë ideologjitë vrastare dhe filozofitë mashtruese
lugën e florinjtë me çeqet e bardhë, pak bar dhe marihuanë
Doruntinat e Rozafat, Argjirotë Mujët, Halilët dhe Kreshnikët
Skëndërbetë dhe Terezat, me varfanjakët anonimë që zhgrryhen te tezgat
Njeriun e Ri dhe enverët e vegjël me lypsarin me iphone
barngrënësit me postkomunistët, lum si ne bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë
e që receta të ishte e plotë
edhe pak teater kukullash te majta e te djathta
dhe pastaj na urdhëruan të gëzohemi
për ngjyrën e bukur të qelqit të ylbertë
dhe haj berihajâŠ
hosannaâŠhosannaâŠ
âŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠâŠ
Dinin vërtet diçka më shumë për ne ata që thanë
âshkĂ«rdheju nĂ«nĂ«n tĂ« tĂ« thonĂ« babaââŠ
Ne jemi
një tufë delesh e gomerësh,
batakçinjsh e të pandershmish
Injorantësh e të pacipësh,
egoistësh e intrigantësh,
hipokritësh e të pabesësh,
vrasësish e halabakësh, të korruptuarish e hajdutësh
teveqelësh që për hunde na tërheqin
ankimtarësh patetikë legjendaromitikë
pordhacë e frikacakë njëkohësisht
përderisa prodhojmë pambarimisht
plehrat qĂ« historikisht na udhĂ«heqinâŠ
kjo tufë jemi akoma unë dhe ti
trushplarë nga e njëjta vorbull
jemi militantĂ« skizofrenĂ« partishâŠ
numra rendorĂ« nĂ« listat zgjedhoreâŠ
ne jemi elektorat âŠ
tufë që prodhon idhuj të rremë
ATDHEU Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« si neâŠ
ATDHEU sâka atdhe
e pĂ«r fat tĂ« keq nuk ka as popullâŠ
***
ATDHEU me gërma kapitale është mashtrim
i barinjve që tufën tonë në shekuj udheheqin
por unë uroj që një ditë festa të mbarojë
fanfarat marramendëse të pushojnë
të bjerë heshtja
dhe të kuptojmë bashkarisht
pa bujë,
pa zhurmën që madhështia e rreme pas le
atDHEU apo ATdheu.⊠kjo Ă«shtĂ« çështjaâŠ
do na dhĂ«mbĂ«âŠdo na sĂ«mbojĂ« ndoshta zemra
por sa pĂ«r fillim le ta shkruajmĂ« me gĂ«rma tĂ« voglaâŠ
ashtu⊠me shkrimin tonë të keq:
atdhe
©Artan Gjyzel Hasani