Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Fjalët e fundit të Titos
Shkruan: Salih Gokkaya
Në vitin 1980 gjendeshim në Beograd me ftesë të presidentit jugosllav Marshall Tito, i cili në vitet e fundit të jetës së tij u bë musliman.
(Salih Gokkaya ka hargjuar 50 vjet të jetës së tij në sherbim të ideologjisë komuniste. Kur Tito ishte akoma në jetë, në vitin 1980 ndodhesha në Beograd si i ftuar, nderi i Titos). (Halit Ertugrul, libri: "Njeriu që kerkon veteveten" faqja 105).
Rreth shtratit të liderit komunist, i cili kishte hargjuar 70 vjet nga jeta e tij 83 vjeqare në sherbim të komunizmit dhe Jugosllavisë, shkonin e vinin sherbetorë që plotësonin deshirat e fundit të tij.
Nuk ishte më i zoti të fliste ashtu siq fliste me parë kur i drejtohej miliona njerzëve, edhe funksionimi i duarve i ishte dobësuar shumë. Sytë i ishin mbushur me lotë, buzët i dridheshin dhe fytyra i kishte marrë një pamje dhembshurie... Kur e kuptova gjendjen e tij desha t`i them diqka për ta ngushëlluar: " Zotëri, ju nuk duhet te trembeni nga vdekja. Ndoshta me trup po largohesh nga kjo jetë, por shpirtërisht me veprat e tua do të jesh gjithmonë i gjallë në zemrat e njerzëve". Kur degjoi fjalën vdekje, e pamë të dridhet sikur ta kishte zënë termeti... Fjalët që tha në ato momente më buçasin në veshë edhe tani:
"Po. Unë tashmë po vdes. Edhe po t `ua shpjegoj, ju që jeni të shendetshëm nuk mund ta kuptoni dot në këtë moshë. Të ndahesh nga shokët, miqtë, nga posti dhe nga pozita, të bejnë të çmendesh.
Shokë do t`iu tregoj diqka me zemer të hapur. Në qoftë se pasi te vdes do të bëhem dhe, në qoftë se nuk ka ringjallje, shpërblim dhe ndëshkim, cila është vlera e përpjekjeve të jetës time? Më thoni: në qoftë se unë do të ndëshkohem deri ne pafundësi, çfarë vlere ka të jetoj në zemrat e të tjerëve e të duartrokitem. Pasi të vdes unë, a do të arrijë zhurma e duartrokitjeve, që behen për mua, të ndalojnë gjarpërinjët dhe krimbat, të mos e hajnë kufomën time. Më thoni ku të çon rruga, që kam nisur unë tani? Marksi, Engelsi, Lenini nuk i japin dot shpjegim kësaj. jam i detyruar ta pranoj. Unë i besoj Allahut, Pejgamberit të tij dhe ahiretit (botës së përtejme). Ateizmi nuk është rrugëzgjidhje. Mendoni pak, kjo gjithësi ka nevojë për një Krijues, ky sistem i mrekullueshëm ka nevojë për një ligjvënës. Për mendimin tim, vdekja nuk duhet të jetë fund. Duhet të ketë një vend drejtësie për ato që kanë vuajtur pa u shpërblyer ose pa u denuar për atë që kanë bër në jetë, kjo gjë nuk duhet të jetë kaq e lehtë.