Arti islam dhe Arkitektura Islame është krijuar në bazë të harmonive thelbësore të natyrës së bashku me kuptime të ndryshme simbolike dhe teori të përmasave të përsosura. Modelet e përsëritura janë simbol i idesë së pafund dhe pa kohë, pafundësisht të zgjerueshme; simbol nga dimensioni i brendshëm i Islamit mbi rëndësinë e unitetit. Në varësi të kësaj artistët musliman zhvilluan disa teknika dhe elemente dekorimi të cilat pasqyronin mesazhin dhe frymën universal të atij besimi. Qëllimi i cdo elementi estetik ishte në shërbim të lidhjes midis Krijusit, mjedisit dhe Njeriut. Ndër elementet dhe format tradicionale të dekorimit dhe zbukurimit Islam mund të listojmë: Gjeometrinë, Kaligrafinë, floralet (motivet bimore), arabesk-et, mukarnas-et, figurat, drita dhe uji.
Minare Qutub ne Delhi(kulla e fitores)
· MUKARNAS
Muqarnas është një dekorim tre-dimensional i arkitekturës islame. Kupola në Muqarnas është një krijim tërësisht islamik pa precedent në asnjë civilizim tjetër. Qemerët e Muqarnas ishin ndër tiparet karakteristike të arkitekturës mesjetare islamike nga Irani në Spanjë. Muqarnas përdorej dhe përdoret akoma në kube, kamare dhe harqe. Në secilin rast, moduli dhe thellësia e përbërjes së mukarnasit është e ndryshme dhe përshtatet me madhësinë e zonës ku do të aplikohet ose me qëllimin e kërkuar. Në tavane përdoret pastërtisht për arsye arkitektonike, ose në rastin më të pakët krijon një iluzion lëvizës I cili arrit kulmin në një kupolë më të vogël. Mukarnas është në të njëjtën kohë sistem linear dhe një organizim masor. Është një trajtim tavani si struktura e shkallëve deri sa arrin në planin e sheshtë. Cdo faqe kryqëzohet me tjetrën ose dke krijuar një kënd të drejtë ose në 45 gradë ose shuma e tyre ose kombinim i të dyjave. Dy faqet sëbashku me catinë e tyre krijojnë një qelize. Qelizat ngjitur, të cilat kanë bazat e tyre në të njëjtën sipërfaqe paralele me horizontin, quhen një shtresë. Masa e bazës së faqes më të madhe quhet modul i Muqarnas.
Xhamia e Saint Petersburg - Rusi
· ARABESQUE-ET
Arabeskët gjithashtu është një formë e njohur dekorative në artin islamik, që përdoret për të dekoruar muret apo dritaret e xhamive dhe ndërtesave si shtëpia. Arabesku është një aplikim fin i formave gjeometrike të përsëritura që shpesh pasqyrojnë format e bimëve, formave dhe nganjëherë kafshëve (posaçërisht zogjve). Zgjedhja se cilat forma gjeometrike do të përdoren dhe si do të formatohen bazohet në pikëpamjen islamike rreth botës.
Dobree shprehet se “Arabesk përpiqet që të mos përqendrojë vëmendjen mbi ndonjë objekt të caktuar, të gjallërojë dhe shpejtojë aftësitë vlerësuese, por t'i shpërndajë ato. Është centrifugale dhe çon në një lloj abstraksioni, madje një lloj vetë-hipnotizimi, kështu që adhuruesi i gjunjëzuar drejt Mekës mund të shastis veten në labirintin e modelit të rregullt që i del përpara dhe ta clirojë mendjen nga çdo lidhje me trupin apo gjërat tokësore”. Ekzistojnë dy lloje arabesh që gjenden në artin islamik: 1. Arabesk me ndërthurje rigoroze gjeometrike (modelet gjeometrike) dhe 2. Forma të stilizuara të bimëve (modele vegjetale)
Shatërvani - Mauzoleumi i Mohammed V Rabat Maroku
· FLORALET
Motivet bimore ose lulet kanë qenë prej kohësh ndër themelet e dekorimit islamik. Dekorimet me lule janë stilizuar aq shumë aq sa humbet ngjashmërinë me natyrën duke iu bindur vetëm ligjeve të ritmit. Është vërtet një shprehje grafike e ritmit dhe harmonisë, një linjë valëzuese dhe cdo sipërfaqe ka homologun e saj të kundërt. Burckhardt (1967) shprehet se Arabesque është në të njëjtën kohë logjike dhe ritmike, matematikore dhe melodioze, dhe kjo është më domethënëse për frymën e Islamit në ekuilibrin e saj të dashurisë dhe maturisë intelektuale.
Nga ana tjetër, sfondi i zbukurimit primar me lule siguron hapësirën për përfshirjen e mëtejshme të dekorimeve dytësore me lule më të vogël, me stil gati identik. Në këtë lloj zbukurimi, motivet e gjetheve dhe luleve janë të kombinuara me degë, por nuk është e qartë. Bima aktuale u përdor për ta formuar atë në një mënyrë që dallohej stilistikisht me modelin e luleve me shumë nivele.
Florale tradicionale turke
DRITA
Arkitekti Le Corbusier ka thenë: "Arkitektura është loja mësimore, e saktë dhe madhështore, e formave të mbledhura në dritë". Drita është simboli i unitetit hyjnor. Sipas Kuranit, një nga krijimet e Zotit është drita dhe ajo përfaqëson hyjnoren ndaj drita natyrore është një element integral i dizajnit në arkitekturën Islame. Në arkitekturë ajo funksionon në mënyrë dekorative duke modifikuar elementë të tjerë ose duke formuar modele. Me dritën e duhur, fasadat e shpuara mund të duken si ekrane me dantella, pa trup. Drita mund të shtojë një cilësi dinamike në arkitekturë, duke shtrirë modelet, format dhe modelet në dimensionet e kohës. Kombinimi i dritës dhe hijes krijon kontraste të forta të rrafsheve dhe i jep strukturë sipërfaqeve dhe materialeve të ndryshme. Në arkitekturën Islame Drita nuk ka vetëm funksion dekorativ, përkundrazi ajo shpreh filozofine e besimit Islam. Kur'ani identifikon shpalljet hyjnore me “nur” dritë që i ndihmon njerëzit të ecin dhe të qëndrojnë në rrugën e duhur. Prandaj, detyra kryesore e profetëve ishte t'i udhëzonin njerëzit nga errësira në dritë. (Al-Maidah 5:15, 5:44). Termi “nur” në Kur'an përdoret për të shprehur vizionin fizik, moral dhe shpirtëror. Jo më kot, drita luan një rol të rëndësishëm në formësimin e ambienteve të brendshme të xhamive por edhe ndërtesave të tjera të cilat synojnë ta ndricojnë ambjentin dhe të largojnë errësirën. Kupolat madhështore, dritaret dhe ekranet e gdhendura me delikatesë rindërtojnë dritën në mënyra të reja që jo vetëm zbukurojnë sipërfaqet, por shtrijnë linjat strukturore dhe ndriçojnë pjesë specifike të fasadës së brendshme.
Dubai Light Mosque
·
UJI
Kur'ani pohon se të gjitha gjallesat janë bërë nga uji, duke nënvizuar rëndësinë e elementit për jetën Islame. Uji luan një rol integral në arkitekturën islamike në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Është sa simbolike, (duke përfaqësuar pastërtinë dhe jetën), aq dhe praktike, e përdorur për pastrimin e trupit dhe freskimin e ajrit. Efekti dekorativ i ujit është gjithashtu thelbësor në arkitekturën islamike, e cila thekson modele të pasura dhe të ndërlikuara. Prania e ujit në cdo pjesë të dizajnit e bën atë një pjesë të rëndësishme për jetën e individit. Ai shkaton qetësi në pjesën e brendshme të zemrës njerëzore, krijon ndjesinë e ndryshimit dhe gjallërisë duke qenë se është në lëvizje gjithmonë. Në kopshte uji formon qendrën simbolike në bazën e dizanjit. Në terma të dizajnit, ai jep një sens të drejtimit, shtigjet dhe gurët e shkelur nga funksioni i tyre sugjerojnë gjithashtu drejtim. Brenda kopshtit, pamjet drejtohen jo vetëm nga pika e hyrjes, por në drejtime specifike duke ndjekur boshtet e përcaktuara nga kanalet e ujit. Uji u përdor gjithashtu në mënyrë krijuese për të simbolizuar qetësinë, thellësinë dhe freskinë. Për ta reflektuar këtë në formë fizike, u krijuan pishina, rezervuarë dhe kanale.
Uji është elementi i domosdoshëm në simbolizimin e kopshteve tradicionale islamike. Përgjatë historisë, maurët dhe persët u përpoqën pandërprerë të imitonin Parajsën në zhvillimin e projektimit të kopshtit të pallateve duke ndërtuar veçori elegante të ujit, pishina dhe burime në misionin e imitimit të Parajsës Kur'anore në tokë. Shumica e elementeve ndërthuren në hartimin e parqeve mahnitëse, duke shkrirë kështu ujin dhe madhështinë e mjedisit natyror i cili do ta mbushte shpirtin me besim dhe lumturi.
· FIGURAT
Islami është i ndjeshën ndaj figurave dhe skultpurave të njeriut apo kafshëve, ndaj si rezultat i kësaj ndjenje fetare, figurat në pikturë shpesh stilizoheshin dhe silleshin në forma abstrakte. Për këtë arsye nuk kemi një dekorim masiv apo shumë të aplikuar të figurave. Megjithatë, ashtu si me format e tjera të zbukurimeve islamike, artistët musliman përshtatën dhe stilizuan lirisht format themelore njerëzore dhe shtazore, duke dhënë një larmi të madhe të dizenjove me bazë figurale. Motive figurative gjenden në dekorimin e sipërfaqeve të objekteve ose fasadës arkitekture, si pjesë e modeleve të endura ose të aplikuara të tekstileve, dhe, më rrallë, në formë skulpturore. Në disa raste, imazhet dekorative janë të lidhura ngushtë me traditën e pikturës narrative, ku ilustrimet e tekstit siguruan burime për tema dhe motive zbukuruese. Ekzistonte gjithashtu një kategori e mëtejshme e figurave, nga të cilat u gjeneruan modelet zbukuruese. Disa motivetë tilla si harpitë (zogj me kokë femra) dhe griffins (felinat me krahë), u morën nga burimet mitologjike paraislame, ndërsa të tjerët u krijuan përmes manipulimit vizual të formave figurative. Sa për ilustrimin e dorëshkrimit, pikturat në miniaturë ishin pjesë integrale e këtyre veprave të artit si mjete vizuale për tekstin, prandaj nuk u vendosën kufizime.
Bibliografi:
- · KALIGRAFIA

- Burckhardt,Titus, 2009, “Art of Islam, Language and Meaning”, Commemorative Edition, World Wisdom
- · Dalu Jones, 1978 , “The elements of decoration : surface, pattern and light”, Thames and Hudson Ltd, London
- · Etikan Sema (2011), “The Principles of Ornament in Islamic art and effects of these Principles on the Turkich Carpet Art”, Religion and Science Publications, Vol. 3(2), PP. 87-95.
- · Hillenbrand, Robert, 1998, “Islamic art and architecture”, London: Thames and Hudson
- · Jeanan Shafiq, 2014, “Architectural Elements in Islamic Ornamentation: Neë Vision in Contemporary Islamic Art,” Arts and Design Studies, Vol. 21
- · Oleg Grabar, (1973), “The Formation of Islamic Art”, Yale University Press
- · Valérie Gonzalez, 2001, “Beauty and Islam. Aesthetics in Islamic Art and Architecture.”, I.B.Tauris Publishers, London