Shumica e personave kalon shum kohë në punë me kolegë dhe kjo ndihmon zhvillimin e raporteve në miqësi mes kolegëve.
Të punosh në një ambient të qet mes kolegëve ndihmon çdo individ të jetoj më mirë ditën, më i qet mendërisht por është dhe ana tjetër e medaljes, krijohen xhelozi hatërmbetje.
Si mendoni ju, është e mundur të krijohen raporte të bukura në punë? Anët pozitive dhe negative kundrejt këtij fenomeni?
Ne fakt ambienti yne i punes eshte shtepia jone e dyte dhe dite pas ditesh, nese vazhdon per nje kohe te gjate karriere ne te njejten pune, behet dhe familja e dyte.
Duke pare se jo rralle ne kalojme me shume kohe me njerezit (grate
) e punes konsideroje se eshte e rendesishme te krijojme nje ambient sa me pak toksik dhe sa me te shendetshem te mundshem.
Nuk eshte aspak e lehte dhe behet aq me komplekse sa me i madhe te jete numri i te punesuarve te cilet takon brenda dites apo ke nen mbikeqyrje. Eshte nje lloje loje shahu ku secila figure ka rendesine e vet.
Duhet pare ne sensin se te gjithe ne jemi qenie unike dhe sociale. Pra secili nga ne kemi formimin tone por dhe hallet e brengat tona te cilat deshem nuk deshem jane pjese e ambientit te punes. Normalisht se gjate kesaj kohe ne do krijojme gjera te mira por dhe hatermbetje e xhelozi te cilat jane te pashmangshme.
Ne ambiente pune nuk te mjafton te jeshte vetem profesionist por dhe debatuesi i tipit i PJEKUR ( i rritur, kontrollon problemin, i njejt per te gjithe por pa u ndikuar). Nje lloj karizme pozitive eshte mese e domosdoshme sidomos nese ke plane te krijosh karriere aty.
Ajo qe sduhet te behet: Mos gjuaj ne vend pune