Sigal Prishtina pëson humbjen e dytë në FIBA Europa Cup
Sigal Prishtina ka pësuar humbje në xhiron e tretë të FIBA Europa Cup si mysafir i skuadrës nga Qipro, AEK Larnaca.
Vendasit ishin më të mirë që nga minuta e parë duke qenë në epërsi gjatë gjithë takimit, për të shënuar kështu fitoren e parë pas tre xhirove me rezultat prej 101-84.
Në këtë humbje të Sigal Prishtinës një paraqitje të mirë në fushë patën Dardan Berisha, i cili shënoi 28 pikë, 3 kërcime e 4 asiste, dhe Mohamed Abukar, që kontribuoi me 18 pikë, 7 kërcime e një asistim.
Kjo është humbja e dytë e Sigal Prishtinës në FIBA Europa Cup, kurse të vetmen fitore e ka shënuar kundër Astanas në xhiron e kaluar, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë/koha.net
Ndeshjen e ardhshme Prishtina e pret në shtëpi skuadrën rumune, Energie, e cila i kishte shkaktuar humbjen e parë kampionit të Kosovës me rezultat prej 87:72.