PiNkY
Anëtar i Nderuar
Frut pafundesie
Trishtimi eshte nje frut pafundesie
Si heshtja e maleve pertej dritares sime
Aty kryqezohen shtigjet e endrrave te nderprera
Aty zbuten ujqerit e urrejtjeve te vjetra
Aty gjaku kthehet ne vere te hidhur
Dhe deh mendimet, deh ankthet e zgjidhur
Aty e verteta plot plage dergjet e lodhur
A thua ne syte e verber diçka te kete ndodhur
Aty dikush troket i ndrojtur ne oret e vona
Eshte nje ze i harruar apo ndoshta jehona
Mes heshtjes se maleve pertej dritares sime
Trishtimi eshte nje frut pafundesie
##########################################
Emrin tend
Emrin tend askush s'e di
A je enderr apo vetmi
A je thike apo kajsi
Emrin tend askush s'e di
A je akull apo zjarrmi
A je qejf apo marri
Emrin tend askush s'e di
A je prush apo vec hi
A je zgjedhe apo liri
##############################
Brenda lotit
Syte i ke me rrathe te zinj
Nje mall a brenge te endet,
brenda lotit
Gjithcka tjeter eshte e huaj
Une jam jasht' teje,
diku prane
Jeta eshte arene cirku,
te them
Mbylli syte ne zemren time,
me besimin blu te nates,
dhe lerme t'i marr rathet e zinj.
Si xhongler trishtimi,
te luaj, pastaj te zhdukem me to,
qe ti te rigjesh gezimin
brenda lotit
Gjithcka tjeter eshte e huaj
Une per ty vuajtjen bluaj