Ketu ne MB sistemi shkollor perfshin dy jave pune vullnetare per eksperience dhe per mendimin tim eshte nje ide mjaft e mire qe ndihmon mese miri studentet te fillojne te mendojne per punen qe ne nje moshe te re (14/15 vjeç). Zakonisht keto dy jave eksperience pune rezultojne ne oferte pune part-time per ta gjate fundjaves.
Gjithashtu ketu shkollat organizojne pune vullnetare per gjimnazistet neper shkolla fillore dhe tetevjeçare. Studentet inkurajohen te bejne 400 ore pune vullnetare gjate dy viteve te fundit te gjimnazit. Kujtoj qe kam ndihmuar ne Klasat e gjuhes Frenge, Gjuhes, Letersise dhe Historise – se per keto kisha me shume njohuri.
Pasi te mbarosh gjimnazin ose faklutetin ( varet sipas deshires tende) ka programme qe ofrojne 6 muaj apo 1 vit pune vullnetare ne shtete te varfra te botes si pershembull: vendet Afrikane, vendet e Amerikes se jugut, Europa Lindore, Asia, etj. Jo vetem qe mer eksperience pune dhe referenca te mrekullueshme, por fiton nje eksperience jete dhe nje vendosmeri e pavaresi per veten qe nuk mund te blihet me para.
Ketu ka shume shoqata qe jane te organizuara per te mbledhur njerez te ndihmojne: ne polici, ne spitale, neper ambulanca, etj.
Ne pune, bejme projekte “pro bono”. Ofrojme keshilla ligjore falas dhe ndihmojme individe e organizata jo-fitim prurese me probleme legale – kjo ndihmon ato, por ndihmon edhe imazhin e kompanise sone.
Gjate kohes qe isha studente kam bere pune vullnetare neper shkolla, kam punuar per nje shoqate e cila ndihmonte te huajt te stabilizoheshin me shpi, me ndihma sociale etj. Punoja dy dite ne jave pasiqe nga viti 1999-2004 kishte nje fluks te madh Shqiptaresh ne MB.
Aspekti tjeter i punes vullnetare eshte per fitime personale. Pra ti ofron sherbimet nje kompanie per disa muaj apo edhe per nje vit e ne fund te saj fiton nje kontrate te perhershme me ate kompani. Une nuk kam punuar ndonjehere falas ne kompani ligjore sepse nuk me eshte nevojitur – por do ua keshilloja studenteve kete gje – sidomos gjate pushimeve verore – pasi asnje kompani me dinjitet nuk do t’i linte pa i shperblyer ne nje menyre apo tjeter.
Do te ishte shume mire nqse dicka e ngjashme do te organizohej edhe ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni.