Temë shumë interesante,por do ishte më mirë të trajtonim 2 tema në vënd të një për faktin e thjeshtë se s'mund të përdorim të njëjtin metër për të argumentuar të dy këto ndryshime të mëdha.
Në opinionin tim, kombi qëndron mbi gjithçka,tejkalon identitetin fetar dhe atë familjar(në rastin kur jemi martuar me të huaj). Identiteti kombëtar ,veçanërisht për ne shqiptarët, që jemi gjithmonë në momente delikate për vetë historinë dhe pozitën tonë gjeografike,ku po përpiqemi gjithashtu të përqafojmë realitete europiane ,duhet të jetë mbi të gjitha.
Në lidhje me ndryshimin e fesë, kam rezervat e mia,por duke qenë se feja është çështje subjektive e gjithsecilit ,respektoj vullnetin e gjithkujt; rëndësi ka të respektojmë ,duam dhe pranojmë ata që janë ndryshe nga ne.