Ju ndihmon të flini më mirë
Muzika ndihmon për një gjumë më të shëndetshëm. Shkenctarët kanë zbuluar se muzika klasike ndihmon kundër sëmundjes së pagjumësisë, sidomos studentët. Kjo është një zgjidhje shumë më e shëndetshme dhe e lirë sesa hapat.
Lufton stresin
Nuk është e habitshme që muzika ju ndihmon në largimin e stresit. Studimet kanë zbuluar se muzika stimulon biokimikatet që ulin stresin gjë që na bën të ndihemi më të çlodhur.
Ju ndihmon të çlodheni më shpejt pas stërvitjes
ثshtë provuar se trupi arrin të çlodhet më shpejt nëse pas një stërvitjeje të lodhshme ju dëgjoni muzikën që ju pëlqen.
Lufon mërzinë
Studiuesit kanë zbuluar se muzika lufon me sukses simptomat e depresionit, por që në këtë rast ka shumë rëndësi edhe shkaku i tij. Muzika klasike dhe ajo meditative ndihmon në ngritjen e humorit nëse ndiheni të trishtuar, në të kundërt dëgjimi i muzikës metal ose tekno nuk do ju ndihmojë aq shumë në largimin e mendimeve të trishtuara.
Lehtëson dhimbjet
Muzika ka aftësinë të ulë intensitetin e dhimbjes. Ajo bën aktivizimin e disa rrugëve sensorike të cilat luftojnë ato të dhimbjes, dhe gjithashtu heq përqëndrimin e një personi tek dhimbja që ka.
Shërben si motivues për vrapuesit dhe çiklistët
Gjatë një studimi është provuar se muzika ndihmon në një performancë më të mirë gjatë stërvitjes dhe gjithashtu bën që ushtrimet të jenë sa më të kënaqshme.
b; bleta pertace