sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Ekspertët shpjegojnë se për të luftuar insufiçencën venoze dhe akumulimin e dhjamit, që krijojnë një gjendje inflamatore negative, duhet të ndiqet një dietë e përshtatshme. Bëhet fjalë për ulje të marrjes së sasisë së karbohidrateve, duke vepruar në disa stade. Fillimisht përdoret një ushqyerje e bazuar në konsumimin vetëm të frutave dhe perimeve të grira.
Vijohet me eliminimin të paktën për një javë të gluteinës (pjesa proteinike të grurit) nga të gjitha ushqimet, për të krijuar më pas një raport acid-bazik në 40-60%. Praktikisht bëhet fjalë për një ushqyerje të përbërë në 40% nga ushqimet acide (proteinat shtazore dhe karbohidratet) dhe 60% nga alkalizant (fruta, perime e bishtajore). Kësaj diete i përshtaten integratorë të veçantë që ndikojnë në pakësimin e aciditetit. Në fund mos harroni të hidratoheni me të paktën 2 litra ujë në ditë, por tregoni kujdes: jo vetëm ujë. Bëhet fjalë për një strategji ushqimore e bazuar në kontrollin e aciditetit dhe uljen e inflamacionit të lokalizuar në startet dhjamore dhe në pastrimin e organizmit.
Aktiviteti fizik ka një rol mjaft të rëndësishëm, sidomos nëse bëhet një stërvitje mikse të llojit aerobik-anaerobik, sidomos në fazat fillestare të celulitit (edema e fibroza). Këshilla e fundit: në palestër mos bëni asnjë ushtrim izometrik (bllokojnë qarkullimin e gjakut,në vend që ta stimulojnë) dhe kujdes në përdorimin e takave të larta (kompromentojnë posturën dhe favorizojnë celulitin)./TCH