sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Titulli: Dhunoi barbarisht gruan shtatzanë, gruaja: Mos e lironi nga burgu
Disa gjera ndodhin...se ashtu duhet.
Eshte gjynah per jeten e bebit, e per nenen qe pesoj kete humbje, por te pakten tani se lidh me asgje me ate bish....
Jeta ecen perpara, e do Zoti, do behet nene me nje njeri me te pershtatcem.
Korçë, dështon shtatëzania e gruas së rë e dhunuar nga i shoqi
KORاث- Shtetësja Rudina Iljazi, 28-vjeçarja, e cila në dhjetor të vitit të shkuar u dhunua nga bashkëshorti i saj ndërsa ishte shtatëzënë, humbi foshnjen në mënyrë të pavullnetshme. Sipas mjekëve të Maternitetit të Korçës, 28-vjeçarje e kishte humbur foshjen në datën 4 janar, por lajmi u bë i ditur të hënën. Gruaja ishte në muajin e peste të shtatzanisë.
Ndërkohë, bashkëshorti i 28-vjeçares, Olsi Iljazi ndaj të cilit Gjykata e Korçës kishte dhënë masën “arrest me burg”, ka tentuar të vetëvritej dy herë ndërsa ndodhej në dhomën e paraburgimit. Tentativa e parë ndodhi në 13 dhjetor në dhomën e paraburgimit, ku 34-vjeçari vendosi t’i japë fund jetës duke përplasur kokën në murin e dhomës së paraburgimit. Vetëvrasja u parandalua nga ndërhyrja e mënjëhershme të oficerëve të policisë. Tentativa e dytë ndodhi mbrëmjen e 14 dhjetorit në spitalin e Korçës, ndërsa Olsi Iljazi, po mjekohej për plagët e marra gjatë tentativës së parë për vetëvrasje./Shekulli
Disa gjera ndodhin...se ashtu duhet.
Eshte gjynah per jeten e bebit, e per nenen qe pesoj kete humbje, por te pakten tani se lidh me asgje me ate bish....
Jeta ecen perpara, e do Zoti, do behet nene me nje njeri me te pershtatcem.