*Mia*
Slave To The Rhythm
ثshtë konsideruar si i fundmi i romantikëve dhe i pari i modernëve. Sharl Bodler, mbahet si me i madhi ndër poetët francezë. Lindi me 9 prill 1821 në Paris. Në vitet 1831-1836 Bodler vjen të mësojë në Kolegjin local mbretëror. Një emërim i ri, ku Bodleri do të frekuentojë liceun e famshëm Luis-le-Grand. Në vitet 1839-1842: Sharli hyn për pak kohë në Fakultetin e drejtësisë, por është tërësisht i tërhequr pas letërsisë, sidomos pasi është njohur me artistë të tillë si Balzak e Verval. Spikat fort dëshira për një jetë të ç’rregullt, dëshirë kjo që e detyron familjen ta nisë për një udhëtim të gjatë turistik në Indi. Bodleri, pasi qëndron pak kohë në ishullin Maurice, e ndërpret rrufeshëm udhëtimin dhe kthehet në Bordo. Në Francë hyn në zotërim të trashëgimisë së të jatit e lidhet me artisten mulate Jeanne Duval. Bukuria ekzotike, sensualiteti epshëror, magjia turbulluese, janë tema të shumë lirikave të pjesës së parë të librit. Poezinë “Les Bijoux” qe po e botojme në këtë çikël të përzgjehdur e p137rkthyer nga Naum Mara, Bodler ia kushton pikërisht Zhanës. Në të bëhet fjalë pë perlat e vërteta të saj.
Nga 1845 deri më 1846 debuton si kritik arti me dy vepra; ndërkaq vazhdon të bëje një jetë të shthurur e me mjaft shpenzime, duke eksperimentuar së bashku me miqtë e tij artistë, rebelë si vetë ai, efektet e hashishit dhe pasioneve më të shfrenuara të ndjenjave. Fillojnë të shfaqen vargjet e para në shtypin e përditshëm, së bashku me studime e artikuj të temave të ndryshme. Në vitin 1847 boton novelën “Fanfarlo” që përbën një lloj autoportreti ironik dhe përkthen poemën e famshme “Korbi” të shkrimtarit amerikan E.A Poe, me të cilin ndjen një afërsi të theksuar e për të cilin do të shkruajë ese mjaft të bukura e analitike. Suksesi saj i madh do t’i jepte një shtysë akoma më të fortë pasionit të tij për poezinë. Ndërkaq, forcon një lidhje dashurie me artisten me “sy të gjelbër” Marie Daubrun, shpesh e pranishme si burim frymëzimi në pjesën qëndrore të “Luleve të së keqes” Në vitin 1848 Bodleri është në mes të barrikadave, i ndezur nga idealet revolucionare, që do t’i braktisë më vonë përfundimisht pas grushtit të shtetit të L. Napoleonit më 2 dhjetor 1851. Më 1857 botimit të parë të paralajmëruar të “Luleve të së keqes” gjykata i përgjigjet me një gjobë prej 300 frangash, për krimin e përdhosjes së moralit të shoqërisë, duke i hequr botimit gjashtë poezi. Në këtë kohë përëndon edhe ylli i artistes M. Sabatier të frekuentuar prej 5 vjetësh e fortësisht të idealizuar nga Bodleri, deri në atë pikë sa shumë biografë besojnë se kjo mund të ketë qenë shkaku i thyerjes së raportit të tyre. Dëshmi të shkrimtarëve bashkëkohorë që vizitonin të njëjtin sallon me poetin, e përhskruajnë atë si një grua me një inteligjencë të jashtëzakonshme e një bukuri të rrallë. Nga 1864 deri më1865 gjashtë poema të vogla në prozë shfaqen në “Le Figaro” nën titullin “Le spleen de Paris”, ndjekur nga dy në “La Vieparisienne”, tre në “L’Artiste”. Në Belgjikë, ku shkon për t’u kuruar, një revistë i publikon poemën në prozë “Qentë e mirë”. Ndërsa më 1866 botohen 23 poezi të reja nën titullin “Mbeturinat”. Në fund të marsit Bodleri goditet nga një paralizë që i heq mundësinë për të folur.
Dhe më 1867 pas transportit nga Belgjika, në një shtëpi mjekimi në Paris Bodleri nuk jep shpresa për përmirësim dhe vdes më 31 Gusht.