Maksim Zotaj; Orakulli i Dodones.
Humbjet nga e kaluara
Më ndodh që në biseda të ndryshme njerëzit të më pyesin, se përse tani shqiptarët nuk janë më të famshmit e dikurshëm, dhe pse nuk kemi më influencë në ekonominë dhe politikën botërore? Së pari, dua t'ju a theksoj pyetësve të mi se kohët ndryshojnë. Kjo gjë në fakt ka lidhje me fenomenin njeri, por nuk varet nga vullneti i tij! E thënë ndryshe, në mënyrë të dukshme kjo çështje ka lidhje me vullnetin e zotit! Mendoj që edhe për fisin e parë dhe të bukur të shqiptarëve "Krijuesi" nuk ka bërë ndonjë lëshim të madh, qysh kur vendosi, që shqiptarët të jetojnë në tokë bashkë me të tjerët. Në Testamentin e Vjetër përmenden 12+1,fise (tribu) të ndryshme. Pra sado e ndritur që të ketë qënë e kaluara jonë, ne nuk kemi jetuar vetëm, në boshllëk, dhe pa konkurencën e fiseve apo grupeve të tjera.
Kjo logjikë na bën të mendojmë se pavarësisht se ne jemi ndër grupimet e para për nga kontributi i rëndësishëm në stabilizimin e jetës në tokë, prap fati ynë ngjan njësoj si fati i çdo qënie tjetër njerëzore, por në kohë dhe vënde të ndryshme. Të moçmit tanë, i spjegonin këto fenomene thjesht me dy fjalë; "Rrota e Historisë"! Ajo siç dhe e dimë, nuk e ndal rrotullimin e saj asnjëherë! Ne shpesh do të shikojmë gjatë shkrimit se si të vjetrit, më së shumti kanë pasur të drejtë. Eshtë me vënd me këtë rast që të spjegojmë fillimisht me argumenta bazë si ndryshojnë gjërat në Univers, nën lëvizjen e pandërprerë të "Mullirit Kozmik". Filozofi Platon (429-347) gati 2500 vjet më parë i pëlqente të thoshte "Si posht edhe lart"! Me fjalë të tjera sjell vëmëndjen tek Mikro-Kozmosi dhe Makro-Kozmosi. Dy elementët kryesorë në spjegimin e Universit, Pra filozofia e tij ishte se fenomenet tokësore janë të lidhura ngushtë dhe në mënyrë të pazgjidhëshme me ato qiellore! Kështu që nga ky pikëvështrim, mund të themi se Dodona ka qënë qysh nga fillimi i procesit të civilizimit që njohim ne sot!
Priftërinjtë e Dodonës siç do ta shikojmë me shëmbuj këtu më poshtë ishin vetë Zotat në tokë! Me një gjuhë simbolike, quheshin prej disa mijëra- vjetësh si "Perënditë e Olimpit"! Sa për kurreshtjen tuaj emrat e disa prej tyre në periudhën dymijëvjeçare të dominimit të Zeusit në Olimp ishin; Zeusi, Hera, Athinaja, Poseidoni, Hades, Demeter, Artemisi, Apollo, Hermesi, Hephaestusi dhe Aphrodita!
Kur Robert Temple botoi herën e parë librin e tij të famshëm "The Sirius Mistery" në vitin 1976, me nëntitull "Evidencë e Re Shkencore mbi Kontaktin e Alienëve gati 5000 vjet të Shkuara" opinioni botëror u kap në befasi. Vetë R.Temple për punën e tij gjeniale në vënd që të shpërblehej, u persekutua për pesëmbëdhjetë vjet pandërprerë! Persekutorët e tij është interesante ta theksojmë këtu, nuk ishin njerëz të zakonshëm apo fanatikë injorantë. Ata ishin disa individë nga agjensitë dhe grupet sekrete më të fuqishme të botës... Dhe në këtë rast pyetja shtrohet! Po përse vallë…?!
Të gjithë ne e pranojmë se gjërat lëvizin. Që ato ndryshojnë pambarimisht, shpesh dhe jashtë vullnetit tonë edhe këtë gjë ne e kuptojmë. Pamvarësisht prej besimit që ne i përkasim, një gjë pranohet unanimisht; Prezenca e ZOTIT! Ai është Një, dhe i vetëm! Astrologjia, në kohët antike konsiderohej mbretëresha e dijeve, sepse ajo të mësonte llogjikën se si lëvizin gjërat atje lart…! Nëqoftëse ne do të besojmë sinqerisht në shprehjen; "çdo gjë vendoset me vullnetin e Atij", le të vazhdojmë të besojmë si më parë! Prej këtij besimi, do të përfitojmë dy gjëra në praktikë. E para, do i kthejmë stërgjyshëve tanë të urtë një borxh të vonuar shumë gjatë; Respektin e domosdoshëm për çka ata kontribuan për ne, dhe atdheun! Dhe e dyta, sipas "Mullirit Kozmik", ne tani po dalim ose po lemë pas, "shekujt e gjatë të errësirrës së trashë shpirtërore, dhe injorancën tonë të rrezikshme"!
A ishte gabim Sami Frashëri kur na mësonte: "Se drita e diturisë, përpara do të na shpjerë"? Unë jam i sigurtë, - se jo! Po ashtu vëllai tjetër Naimi, gërvishte të njëjtën plagë kur thoshte;
"Hiqu, hiqu, errësirrë!
Pa ja këtu, o dritë"!
Siç shihet rilindasit tanë të mëdhenj e kishin kuptuar gjuhën e Zotit. Eshtë më se e qartë se këtu bëhet fjalë për triumfin e dritës kundra errësirrës në kuptimin simbolik. Prof. Harold Cooke në studimin e tij "Osiris, a Study in Myths, Misteries, and Religion", by Ares Publishing Inc. London, 1931. na kujton; "Konflikti midis të mirës dhe së keqes, është konflikt, fizik dhe shpirtëror"! Ndryshe ne mund ta kuptojmë këtë fenomen si lufta e, "të mirës kundra së keqes"! Por ne siç duket nuk i kuptuam ata krejtësisht, me vonesat dhe zig-zaket tona të turpshme. Eshtë fjala për fatin e Shqiptarit, por edhe për fatin e njeriut në përgjithësi si qënie tokësore. Në dymijë-vjeçarin që po lënë pas, ishin predikuar gjërat, pra ishin parathënë! Dhe ky predikim bëhej në përgjithësi me mekanizmin e njohur të Orakujve por edhe me forma të tjera akoma më praktike.
Duke dalë prej influencës së shenjës së Dashit ne lamë pas edhe karakteristikat e tij gjithashtu! Le të kujtojmë këtu që nën këtë shenjë, njeriu vetë mori pjesë aktive dhe i ndërtoi perandoritë e mëdha. Pra ndryshe njeriu me sjelljen dhe mentalitetin e tij të asaj kohe rrezatoi tendencën ekspansioniste, dhe u krijuan nga ky shkak njëra pas tjetrës perandoritë e Ilirëve, Persëve, Maqedonasve, Romakëve, Bizantinëve, etj; Por duke hyrë nën influencën e Peshqve, po vetë njeriu u bë dëshmitar dhe varrmihës njëkohësisht në shkatërrimin e po këtyre perandorive, njëra pas tjetrës. Milena Gonzales-Wippler e diplomuar në Porto Riko dhe në "Universitin e Kolumbias" respektivisht në Psikologji dhe Antropologji e spjegon kështu fenomenin në librin e saj, "Formulat Magjike, dhe Ceremonitë" bot. i 1997; "Shenja e Ujorit e cila po na afrohet tani, personifikon miqësinë, shpresën dhe dëshirat"! "Ndërsa përpara saj Shenja e Peshqve ishte për dymijë-vjeçarin që po lemë pas, fillimi i kristianizmit, dhe bota u zhyt gati në mënyrë absolute nën influencën e theologjisë Judeo-Kristiane".
Karakteristikë e kësaj shenje ishte Jezu-Krishti, i cili, u ndalua, u burgos, u torturua dhe u kryqëzua nga armiqtë e tij të shpallur dhe të pashpallur"! Kjo gjë pra ishte parashikuar më parë nga Orakujt! Ishte parathënë lindja dhe kryqëzimi i tij! Ai kështu u bë symbol i sakrificës Kristjane. Eshtë interesante ta kujtojmë se në treqind vitet e para Kristjanizmi kishte si simbol të vetin dy Peshq, pra pikërisht shenjën e Oroskopit. Por në 325 A.D, në këshillin e Nikea-s u vendos unifikimi i kishës dhe "Jesu Krishti" u pranua të shpallej Zot! Ja se si na e përshkruan këtë moment të veçantë të historisë studjuesi Simon Cox, në librin e tij "Duke Zbërthyer Kodin e Leonardo Da Vinçit" bot. i vit. 2004, nga "Barnes and Noble":
"Konstandini i Madh, ishte perandori Kristjan i cili megjithëse ende besonte në paganizëm u bë përgjegjës për ruajtjen e perandorisë nga shkatërrimi. Në vitin 325 A.D, ai organizoi të parin këshill të kishës Kristiane në Nikea, dhe e unifikoi atë. Aty u vendos formula i shenjtë e pagëzimit, "Në Emër të Atit, Birit, dhe Shpirtit të Shenjtë, Amin"!
Më vonë kjo formulë u bë doktrina më e rëndësishme për besimin Kristian. Kostandini vetë kishte lindur në 274 A.D. aty ku është territori modern i Shqipërisë së sotme". Gjithnjë me gjuhën e Astrologjisë, nën shenjës e Peshqve, shoqëria njerëzore ishte parashikuar se do të zhytej në anarki, dhe luftëra mizore. Por pasoja më e rëndë do të ishte errësira shpirtërore. Ndryshimi i pozicionit të yjeve, sjell kështu në mënyrë të pakundërshtueshme, ndryshime fizike dhe psikollogjike në jetën e përditshme të njeriut. Ky është një cikël që përsëritet nga një shenjë e Oroskopit në tjetrën, në një periudhë mesatarisht dymijë-vjeçare. Nga të dymbëdhjetë shenjat që ka Oroskopi, përfitojmë një proçes lëvizjeje që zgjat afërsisht 25.975 vjet! Pra kemi me këtë rast, një rrotullim të plotë në 360ŗ të boshtit të tokës. P.sh; në 180ŗ shmangie, Poli i Veriut kalon në pozicionin jugor dhe Poli i Jugut kalon në opozitë. Ky konkluzion arrihet nga vëzhgimi i ngadaltë i shmangjes të tij. Kjo lloj lëvizje(shmangje) prej 1ŗ, e boshtit tokësor, merr pothuajse 72 e 3/4 vjet. Pikërisht kjo distancë e gjatë është e barabartë me jetën mesatare të njeriut në tokë. Astronomët e quajnë këtë fenomen, thjesht, një vit kozmik. Pra në një mesatare gati dymijë-vjeçare në tokë, ne përfitojmë vetëm një shmangje prej 30ŗ të boshtit tokësor.
Le të theksojmë se njeriu i lashtë duhet të ketë qënë mjeshtër i këtyre kalkulimeve. Po mundohem që ti përmend kalimthi gjëra të tilla, sepse neve na duhet që të vimë në të njëjtin nivel të kuptuari me ata që ndërtuan Dodonën. Kjo llogjikë do të na ndihmojë në zbërthimi me lehtësi të rëndësinë së saj. Arësyeja e vërtetë se përse Shqiptarët janë një popull më shumë supersticioz sesa fetar, shfaqet pikërisht tek baza e këtyre njohurive të cilat ata duket se i kanë zotëruar mrekullisht dikur. Supersticioni është një besim, dhe nga më të vjetrit gjithashtu dhe dihet që ai i ka rrënjët drejpërdrejt të lidhura me fuqinë e Zotit. E thënë ndryshe, ata (Shqiptarët) me kujdes e zgjuarsi i shmangen shpesh fanatizmit të sotëm fetar, i cili shumë tragjedi të mëdha ka sjellur në jetën e njeriut. Kështu, duke i analizuar të gjithë elementët në kompleks ne mundemi ti shohim gjërat realisht. Dhe po realisht ne do të kemi shancin që ti përmirësojmë ato!
Dy fjalë mbi gjenezën
Historia e njeriut fillon në të njëjtën kohë me aktivitetin e trurit të tij. Kështu e kanë përcaktuar studjuesit historinë. Gjë kjo që konsiderohet të ketë filluar gati 50.000 vjet të shkuara. Në Fillim zbulimet më të rëndësishme u konsideruan; Muzika, Gramatika, Retorika, Drejtësia, Prudenca, Mathematika dhe Gjeometria, të cilat kanë qënë të lidhura siç thamë pak më sipër, me momentin e formimit të psikologjisë së njeriut të sotëm modern. Ato u quajtën në atë kohë "shtatë artet e lira" që u bënë themel e të gjitha njohurive për shoqërinë njerëzore. Po ta shikojmë me këtë prizëm etimologjinë e fjalës art, ajo siç e dimë ka kuptimin e përsosmërisë, pra Zotit! Përndryshe është elementi bazë, që e bën praninë e Atij, si diçka konkrete në mes njerëzve. Eshtë me vend që të theksojmë këtu se artistët janë misionarë, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër, por me formën e artit që krijojnë, zbresin mesazhe në tokë të cilat influencojnë në mënyrë të pakundërshtueshme në jetën e përditshme të njerëzve. Le të tingëllojë kjo si kujtesë e shkurtër për disa shqiptarë të prapë! Artistët nuk janë kontigjent diskriminimi, dhe aq më keq për tu vrarë, ashtu siç bëhej gjatë rregjimit komunist. Ata janë pasuri kombëtare…!
Duke vazhduar mbi origjinën, dhe mënyrën se si ka filluar civilizimi në tokë, pra periudha e parë e njeriut si qënie inteligjente, nga shkollarët e sotëm ka qasje të kujdesshme në deshifrimin e skripteve të vjetra. Krahas kësaj po i kushtohet gjithnjë e më shumë seriozitet, gjurmëve të shumta të lëna nga vizitorë, "Alien-ët" të ardhur nga distanca të largëta kozmike ku mendohet se jeta atje është më e avancuar se në planetin tonë. Shumë testamente, dhe mbishkrime brënda mureve të piramidave, janë zbërthyer nga përmbajtjet e tyre dhe na kujtojnë shpesh një gjë të tillë megjithatë!
Me pak fjalë, shkollarët po deshifrojnë mendimin, komunikimin dhe vizionin e njeriut të parë, duke u munduar të hyjnë nën lëkurën e tij! Ata po përqëndrohen gjithashtu në rrjedhën apo edhe nënshtresat e civilizimeve të tëra që deri më sot, konsideroheshin krejtësisht të humbura. Nga këto llojpërpjekjesh po arrihen rezultate tepër të rëndësishme! Eshtë fjalë për piramidat e Egjyptit, Stonehence-t, Atlantët, Limurët, Olmikë-t, Ilirët, Sumerët, Babilonasit, Majat-ë, Actekë-t, Inkasit dhe plot enigma të së djeshmes, të cilat janë trajtuar si tabu apo mistere të padeshifrueshme, të zhdukura ose thjesht pjellë e mitheve dhe legjendave. Në këtë kontekst, është shumë me vend që ta theksojmë se historia e shqiptarëve zë një vënd me peshë të madhe në historinë e civilizimit botëror. Por në këtë shkrimin tim, unë do të fokusohem vetëm në një fakt, në misterin e Dodonës… Po ç'farë fshihet brënda guackës së këtij misteri…? Dhe a ja vlen, që ne të gërmojmë rreth kësaj çështjeje?!
Ç'dimë për Dodonën?
Në kuptimin e gjërë të fjalës kurgjë! Arësyet janë të ndryshme, por ato më të rëndësishmet janë historike. Në kujtesën e shqiptarëve Dodona ka ardhur e gjallë dhe e ruajtur vetëm nëpërmjet gojëdhënave, mitheve dhe legjendave. Në fakt, në këto mite e legjenda Dodona përmëndet shpesh si vënd i shenjtë. Intersante gjithashtu është se mali i Tomorrit thirret ende edhe sot; "Mali i Zotit"! Njerëzit e atyre anëve me respekt e quajnë atë "Baba Tomorri"! Tek Iliada, Homeri me gojën e Akilit thotë: "O Zot, mbret Dodonas Pellazgjikë, që banon n'ato vise të largëta e sundon mbi Dodonën dimër-keqe"!
Nga gojëdhënat thonë se "Mali i Tomorrit" quhej më parë "Mali i Të Mirit". Semantika e fjalës " Të Mirit" zbulon krejt funksionin e veçantë të këtij mali! Ndërsa Straboni e përshkruante kështu situatën e terrenit të thyer fizik për të arritur deri në Tomorr; "Sa do që është i ashpër e plot me male të mëdhenj si Tomorri e të tjerë, Epiri dhe Ilirija nxjerrin burra trima e të mençur"! Kështu me këtë llogjikë po të vazhdoj, do të përsëris se ç'thonë të tjerët që janë të shumtë padyshim. Por në fakt më e rëndësishme për ne është zbulimi i funksionit të vërtetë të Dodonës. Tek historianët e vjetër dhe shënimet e tyre historike Dodona përmëndet shkarazi, në mënyrë të zbehtë dhe vetëm si një fakt i përgjithshëm! Le ta quajmë ndryshe këtë gjë si përplasjen e parë me injorancën apo kufizimet të cilat i ka vuajtur jo pak herë historia jonë. Duket pra se në rastin tonë ne kemi më shumë mjegull, sesa informacion. Flasim për Dodonën, dhe për një moment harrojmë që e kemi fjalën për origjinën institucionale të njeriut në tokë! Fakti i madh që Dodona përfshihet e para dhe më e vjetra në listën e 8-të Orakujve të parë dhe më kryesorë, duke bërë pjesë brënda rrjetit territorial të këtyre Orakujve, na shtyn të mendohemi... Dhe në listën e këtyre tetë Orakujve ishin; 1-Dodona, 2- Delphi, 3-Delos, 4-Cythera?…, 5-Omphalos?…, 6-Akrotin?…, Paphos?…,7- Tritoni?…, 8-El Marj?…, 0-Bendet! Emrat dihen, por disave prej tyre ende nuk ju është përcaktuar vënd-ndodhja. Për disa të tjera gjithashtu nuk ju është qartësuar përkatësia, prandaj ato janë me pikpyetje në fund. Funksioni i tyre i cili përveç Dodonës dhe Delphit që kanë përafërsi me njëra-tjetrën, të tjerat janë të ndryshme. Kodi i Orakullit të Dodonës është ky; 1. Vënd-Ndodhja- "Mali i Tomorrit", në Qëndrën Perëndimore, 2. Pema Simbol,-"Lisi" 3. Planeti Simbol,-"Saturni" 4. Lindja Hyjnore,-"Qënia Humane" prej "Ashtit të Tokës"!
Eshtë e pajustifikueshme që në programet apo tekstet e shkollave shqipe Dodona as që zihet me gojë qoftë edhe shkarazi. Sa për shkrimet e autorëve klasikë, të ashtuquajturit Greko-Romak apo Bizantinë, terma që po bëhen gjithnjë edhe më të dyshimta sot, me lehtësi mund të përmendim emra si; Homeri, Eskili, Platoni, Hesiodi, Herodoti, Tukididi, Plutarku, Straboni, Pindari, Plini, Apollodor Tekniku, Polibi, Titus Libius, Stefan Bizanti, Eustathi etj… Disa prej këtyre emrave i përkasin periudhës së dytë asaj Bizantine. Ndërsa në plejadën e rilindjes Evropiane deri në ditët e sotme, kemi emra të shquar shqiptarë dhe të huaj si Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Shtjefën Gjeçovi, Perikli Ikonomi, Myzafer Korkuti, Skënder Anamali, Aleksandër Stipçeviç, Nermin Vlora (Falaski), Aristidh Kola, Mexhit Kokalari, Rasim Bedo, etj. Nga studjuesit e huaj le të përmëndim; J.G.Fon Han, Edvin Jacques, Michael Grand, Nikolas Hammond, Robert Temple, Erik Von Daniken, Robert D'angely, Enzo Gatti, John Wilkes, Eduard Gibbon, Agnes Savill, dhe plot të tjerë të cilët do ti kujtojmë hera-herës gjatë këtij shkrimi. Por ata të cilët do të mbajnë peshën argumentative të mija në subjektin e Dodonës janë vetëm pak autorë. Për koiçidencë dua të përmend Perikli Ikonomin, Rasim Bedon, Robert Temple, Raymond Moody, Erik Von Daniken, etj. Le të shikojmë tani se si po na afrohen gjërat;