▌VNSHD▐
BSNT
![492104-DgJtR5QxJw.jpg 492104-DgJtR5QxJw.jpg](https://fv.al/data/attachments/104/104978-dc520d37f610ffabee62daa9fc99c5d3.jpg)
Një 62-vjeçar nga Britania e Madhe vuan nga një sindromë e veçantë, e cila bën që çdo ushqim që ai konsumon i kthehet në alkool.
Kjo është shqetësuese për Nick Crason, pasi me diçka të vogël ai mund të dehet.
Çrregullimi i 62-vjeçarit, Nick Carson, bën që trupi i tij të fermentojë karbohidratet dhe t’i kthejë ato në alkool në stomak, duke e intoksikuar në mënyrë të rrezikshme pa pirë asnjë pikë alkool.
Për të mbajtur situatën në kontroll, Nick mat nivelin e alkoolit orë pas ore me një pajisje që përdorin policët për të zbuluar shoferët e dehur.
“Në këtë mënyrë jam shndërruar në një të alkoolizuar pa pasur dëshirë. Një sasi e vogël sheqeri mund të më dehë.
Jam munduar të mbaj dietë, por është e vështirë pasi të gjitha ushqimet kanë karbohidrate”, ka thënë Nick. /k.k/noa.al/