Arfenilla
Themelues i Forumit
Vend i krijuar dhe i përshtatshëm për të gjitha stinët, po po edhe për stinën e bardhë. Aty ku gjithçka mbulohet me çarçafin borë, ku i ftohti dhe akulli kanë hijeshi, aty ku e bardha dhe e zeza bëjnë kombinimin më të bukur që ekziston në natyrë.,shkruan rtv21.tv.
Ujvara dhe shpella e Radavcit në këtë dimër kanë marrë pamje mahnitëse. Kështu natyra përreth e mbuluar me borë dhe akulli i krijuar duke qetësuar rrjedhën e lumit, të bën që të mos largohesh për një kohë të gjatë duke i shijuar të gjitha detajet që i ka krijuar natyra.
E mahnitshme në verë e mrekullueshme në dimër, është natyra dhe uji i kristalt që pasqyron bukuritë përreth.
Gjithashtu Shpella e Radavcit, e tëra e kristalizuar në mënyrën më të përsosur të lë gojë-hapur. Binduni edhe vet! Rtv21.tv ju sjell foto nga bukuritë natyrore të Radavcit