Mjaftoi një publikim i mesazhit privat, në të cilin Bleona i kishte shkruar presidentit të sapozgjedhur të Amerikës Donald Trump, që në llogarinë e saj në Facebook të vërshonin komente nga më të ndryshmet madje edhe fyese ndaj këngëtares.
Aty, shumica shkruanin se Bleona po tenton të tërhiqte vëmendje, dhe e pyesnin se a ia kishte kthyer presidenti mesazhin asaj.
Nuk shkoi gjatë dhe Bleona, e cila njihet me temperamentin e saj të zjarrtë, nuk nguroi të merret me komentuesit, ku doli me një postim në të cilin në një fare forme fyente ata, duke i quajtur mjeranë të cilët siç shkruan ajo, pijnë kafe në lokalet me free wifi “Mos me beni t’ja u mbyll dhe kete cope facebook page qe shikoni cdo dite, dhe paragjykoni i villnni vrer, qe te justifikoni miserabilitetin dhe realitetin e jetes TUAJ TE ZYMTE!!!!!”, kishte shkruar ajo pikërisht sot në orën 10:00, me ç’rast mbylli faqen e saj në Facebook.
Pas kësaj në një postim të bërë në Instagram, ajo njoftoi se ka deaktivizuar llogarinë në Facebook dhe se tani ka vetëm Instagram dhe Twitter. “Për të gjithë ju që jeni fansa të vërtetë dhe e ndjeni që NUK jeni pjesë e shtresës demagoge dhe propogandës cinike !!!”, ka shkruar ajo. Nga kjo duket se këngëtarja nuk i do aspak kritikat dhe rreth vetes do vetëm ata fansa të cilët e lavdërojnë.
Zgjedhja e Donald Trump president i Amerikës, dihet se nuk i ka gëzuar aq shumë shumicën e shqiptarëve, por se ky në një farë mënyre do të jetë edhe shkaku i mbylljes së Facebook-ut të Bleonës nuk do të na kishte marrë mendja./21Media