WxP
Staf në FV.AL
ASNN - Bilardo mbetet ndër sportet më të preferuara për durrsakët. Ky qytët, ndryshe nga rrethet e tjera, ka numrin më të madh të bilardove. Ky masivitet ndikon në kristalizmin cilësor të të Teutës, e cila, që nga viti 2002 kur është krijuar, ruan epërsinë e padiskutueshme ndaj ekipeve të tjera. Pesë kampionate të fituara prej saj. E tani, pas stekës së artë, pritet me interesim kampionati kombëtar në nëntor.
Urtësia e trajnerit Servet Xhenari
Servet Xhenari është ndër nismëtarët e ngritjes së bilardos në Durrës. I mbështetur në hapat e para nga Ilir Ngresi, Xhenari mbeti "truri" i organizimit dhe i të gjitha përpjekjeve cilësore të bilardos në Durrës. I urtë, fjalëpak, por aktiv. I qetë dhe angazhues për ta mbajtur ekipin durrsak kompakt dhe ambicioz për rezultate pozitive.
Dhe Teuta sot numëron emra të njohur si Ermal Dyli, Edlir Kurt'hysa, Eduart Zeqiri, Xhimi Belba, por edhe mjaft të rinj, ku dallohet Erikson Simo. E stërvit skuadrën në bilardon edhe të gjithë i binden trajnerit të tyre. Nga viti 2002 e deri tani Teuta është kampione e Shqipërisë dhe nuk i shkon ndërmënd të largohet një ditë nga këto pretendime. "Shkojmë mirë me njëri tjetrin", trazon bisedën Xhenari.
"Dhe kjo, në fakt, përbën edhe themelin e arritjeve tona. Ndonëse ndjehen vështirësitë financiare, megjithatë pasioni dhe vullneti i jashtëzakonshëm i çunave e mban gjallë këtë sport në Durrës". Nga Xhenari mësohet se kërkesat për t'u afruar tek Teuta janë të mëdha. "Synimi ynë - pohon trajneri durrsak - është të fitojmë për të gjashtën herë titullin kampion"
Suksesi i bujshëm i Dylit
Pjesëtar i Teutës kampione është dhe Ermal Dyli. Eshtë numuri një i bilardos shqiptare; tri herë është fitues i "Stekës së Artë". Edhe tani në Orikum, Ermali fiton "Stekën e Artë 2007". Emri i bilardistit durrsak lakohet dukshëm edhe në veprimtaritë ndërkombëtare, sa që presidenti Loku mburret me vendin e nëntë të Dylit në kampionatin evropian.
Ermal Dyli e nis dhe e përfundon ditën në "majë" të stekës. Dhe në Orikum, durrsaku i brishtë shkoi disa ditë para shokëve dhe u stërvit pa pushim. "Bilardo për mua - shprehet Ermal Dyli - është bërë pjesë jetësore e aktivitetit tim. Falënderoj presidentin Edmond Loku për mbështetjen dhe frymëzimin që më jep, duke më mbajtur afër. Tashmë bilardo e jonë, po hedh hapa të sigurta edhe në aktivitetet jashtë vendit."
Shqetësimi i Kurt'hysës
Absolutisht që nuk dëshironte të prenoncohej në shtyp, por shqetësimi i dilte nga shpirti. Eshtë nga të parët që iu bë krah presidentit Loku në organizimet e fillimit dhe mbetet ndër stekat më të arrira të bilardos. Kurt'hysa, me shembullin e tij, mbetet nxitës për shumë të rinj, që nisin rrugën e bilardos. Vlerëson shumë ish-kampioni i dikurshëm i vendit edhe bilardistët Edmond Zaja të Tiranës, Pirro Samarën e Korçës, David Broqin nga Malësia e Madhe, Fatjon Banin e Vlorës, Julian Xhafën e Fierit dhe talentin vlonjat Besmir Cufe.
Pyetjes sonë se përse mungoi Kurt'hysa në "Stekën e artë", bilardisti durrsak iu përgjigj: "Do të dëshiroja që puna e mirë e nisur në bilardo të vazhdojë më tej.