KAON
Anëtar Aktiv
Nuk ke then asgje edhe pse ke shkruar kaq shum..me ke ven nje foto te gjuheve indo-europiane te cilat i dim te gjithe ..biles un jam nga ajo pjes e cila mendon se gjuha e pare indo-europiane eshte ajo pellazge,,ne te cilen rodhen edhe fiset legjendare ne te gjithe boten.Une nuk kam dosje, une kam llogjiken. Po ti ke dosje?
Une skam pse te shkoj te debatoj kunder nje te pavertete.
Keshtu thone te gjithe Gjuhetaret qe Sanskitrja eshte nena e gjuheve Indo-Europiane? Se kam ditur kete. E zem se te gjithe thone ashtu, po ti si me dosjet e tyre mund te na thuash sa e vjeter eshte Shqipja? Ta dijm te pakten e sajta bij a bir eshte gjuha jone.
Familja Indo-Europiane perbehet nga deg te ndryshme dhe nga trungu dalin dega te ndryshme, ku midis tyre eshte gjuha jone e dashur Shqiptare, eshte edhe nje deg me e madhe aty afer deges sone dhe kjo dega quhet Indo-Ariane, dhe kjo ndahet ne dega me te vogla. Ja pra qe dega jon lidhet drejt me trungun e jo me degen apo me degen e deges Indo-Ariane. Fjalet jane si gjaku qe shkon kudo ne trup, edhe fjalet perhapen me njerezit, bredhin ato neper bote, ne disa qyteterime ngjisin e ne disa nuk ngjisin, prandaj ke fjal te njejta apo te ngjashme , e kjo se ben zemren nenen e gjakut, as veshken e as melcine lol.
E di ti kush e ka shkruajtur ose kush e ka thene i pari "Indo-european? Mos vall ai ka thene arsyen pse ka vene te paren Indo dhe te dyten Europian? Ndoshta ti e di, nese e di na thuaj ta mesojm edhe ne.
Indo nuk eshte parashtes, eshte thjesht vene e para. Jo se ai qe e ka ven ate paren ka dashur te tregoj qe gjuhet indiane jan me te vjetra se keto Europiane. Ndoshta ka te bej me faktin qe Euro nuk eshte perdorur ne ate kohe por me vone ne shekullin e 20? Ndoshta ka te bej me lehtesine/rrjedhshmerine e fjaleve, Indo-Europiane thuhet me kollaj se Europiane-Indiane (se atehere nuk ka pasur Euro)
Pra sipas llogjikes tende kur thone "Eurasian" i bie qe per eur te jete dicka pozitive, dhe per asian jo aq pozitive? Asianeuro mos valle tingellon me bukur e rrjedh me lirshem?
Lufta Sino-Japoneze, dy luftra qe Sino (Kina) i humbi te dyja.
Mesa di un gjigandi i albanologjis eshte Petro Zheji ( shpirtin ne paqe )
Duhet ta kesh degjuar si emer besoj,,,sepse po shikoj qe nuk te mungon dashuria per atdheun.
Po te paraqes nje parathenie per te thjeshte sa per te treguar se kush eshte gjuha me e vjeter ne bote,,Petro zheji shkon me larg dhe aludon se mund te jete shqipja me e para ne bote..Kto nuk jan akoma te vertetuara shkencerisht por dhe un ndaj te njejtin mendim me Zhejin e madh!
Shqipja dhe Sanskritishtja, اfarë parandjen Petro Zheji
U takon gjuhëtarëve dhe njerëzve që kanë në fokus të punës së tyre fjalën, t’i bëjnë një analizë kësaj vepre të përkthyesit të shquar në të cilën ai del në përfundimin se shqipja është më e lashtë se sanskritishtja
Për të gjithë ata që në vitet ‘70-‘80 e kanë mbajtur përkthyesin dhe euriditin Petro Zhejin si lider shpirtëror është rasti për t’i njoftuar se ka dalë në qarkullim pjesa e dytë e veprës “Shqipja dhe sanskritishtja”. Edhe për lexuesin e gjerë të cilin Zheji nuk e përjashton nga auditori i leksioneve për këtë monolog debat, me pak fjalë mund ta njoftojmë se përsëri autori merret me të vërtetën që nuk ka më dyshim se shqipja është më e lashtë se sanskritishtja. Për këtë ai e ka zgjeruar glosarin e krahasimeve dhe sjell një numër shembullash motivimi me anë të shqipes së glosave sanskritisht. Për shembull:
preksya – i dukshëm. Kjo fjalë që me ndërmjetësinë e shqipes zbërthehet: i bërë ka sy.
Sanskritishtja njihet si një nga gjuhët më të vjetra të botës, gjuhë ideoevropiane, e degës indiane që u zhvillua duke nisur nga shekulli V para Krishtit, dhe ishte një nga gurët themeltarë të qytetërimit brahamanik dhe e kulturës së Vedave. Shumë tekste indiane për shkencat dhe matematikën janë shkruar në këtë gjuhë. E pikërisht me këtë gjuhë Zheji vërteton afinitetin e shqipes dhe në metodën që ai përdor për të analizuar, bashkëveprojnë etimologjia, filozofia dhe logjika. Sepse janë pikërisht këto të treja prej të cilave gjuhës mund t’i vilet një informacion mbi dije dhe realitete gjuha i konservon në shekuj. “Problemi i një lashtësie të tillë prek edhe shumë probleme si ai i vendit që zinin paraardhësit e shqiptarëve në Evropë si dhe një varg çështjesh që lidhen me kulturën e lashtë, me mitet, ndikimet reciproke të popujve mes tyre etj.”,- pohon Petro Zheji në pjesën e parë të “Shqipja dhe sanskritishtja” ku qysh në krye ai e quan të gabuar konkludimin e albanologëve si Gustav Mejer mbi prejardhjen e shqipes nga gjuhë relativisht të reja si latinishtja, greqishtja, turqishtja, sllavishtja. Ai i referohet po ashtu Jeronim De Radës i cili na jep “një vizion pak a shumë të qartë mbi botën shpirtërore të të parëve tanë. Nga emrat e perëndive ai kalon në emra vendesh, objektesh të ndryshme etj., duke u mbështetur në vepra të lashta si ato të Homerit, Herodotit, Plinit etj. Pamja që na jep ai mbi botën pellazge është pak a shumë e plotë dhe e vlefshme, në vija të përgjithshme, edhe sot e kësaj dite”.
Përfundimi në të cilin Zheji arrin me këtë të studim është ky: sistemi leksikor i gjuhës shqipe është më i gjerë nga ai i gjuhës sanskritishte, e pra ai e përfshin atë dhe sistemi i gjuhës sanskritishte është një nënbashkësi e bashkësisë së sistemit të gjuhës shqipe. Përfundim ky që e shtyn Zhejin të deklarojë se është konform frymës së Rilindasve tanë mbi gjuhën shqipe, sepse saktëson vizionin e tyre profetik mbi një lashtësi zanafillore të gjuhës dhe popullit tonë.
Dy pjesët e kësaj vepre janë kuruar dhe shoqëruar me parathënie të të afërmëve të Zhejit, Gjergj Zhejit dhe Lluka Qafokut. I pari e mbron këtë vepër kështu: “Analizat filozofike-logjike-etimologjike në këtë studim janë plotësisht të justifikuara nga pikëpamja e Dijes së kohës sonë, ndonëse jo nga ajo e gjuhësisë klasike, ku kanë ngecur ende të gozhduar mjaft gjuhëtarë”. Ndërsa i dyti e sheh si zbulimin e një teknologjie sui generis, për t’i bërë operative në fushën e etimologjisë, zbulimet gjeniale të teorisë së shenjës dhe të kuptimit të linguistikës moderne. Zbulim ky sipas Qafokut që nuk del jashtë kuadrit të përpjekjeve që kanë nisur prej fillimit të shekullit XX e që i shohin problemet e origjinës së fjalës, edhe nga pikëpamja logjike dhe psikologjike.
Kështu pra që u takon gjuhëtarëve dhe njerëzve që kanë në foklus të punës së tyre fjalën, t’i bëjnë një analizë kësaj vepre të përkthyesit të shquar dhe ndoshta për të mësuar më shumë nëse legjenda e gjallë e përkthimit në gjuhën shqipe, Petro Zheji, nuk ka hyrë në një territor të minuar. Mbase është po ai territor pjellor ku gëlojnë hipotezat për genin e lashtë të origjinës së shqiptarëve dhe gjuhës së tyre, dhe po ai territor të cilit pretenduesit shtojnë se i përket bardi Homer, pra truallit të pellazgëve.
Fjala u takon specialistëve të fushës të përcaktojnë se çfarë parandjen më shumë a më pak për gjuhën shqipe Petro Zheji, gjuhë në të cilën ai bëri të flisnin aq bukur në ditët e vështira të diktaturës “Don Kishoti” apo bibla e të rriturve të ndrydhur “Princi i vogël”.
Këto studime, siç pretendon autori, duhej të ishin botuar këtu e tre dekada më parë. Kohë e gjatë ka kaluar që ta bindë Zhejin se idetë e tij janë të kësaj kohe dhe i duhej asaj.
Gjergj Zheji për veprën “Shqipja dhe sanskritishtja”
Nëpërmjet këtij studimi zbulohet natyrshëm dhe shkencërisht, veç të tjerash, edhe lashtësia e gjuhës shqipe si lingua primeva siç e quan poeti dhe linguisti i madh Jeronim De Rada. “Gjuha shqipe, thotë autori, do të ishte pra kështu në analizë të fundit ajo Gjuhë e Parë (lingua primeva), ose Gjuhë Mëmë ose së paku e afërmja e saj më e ngushtë e më përfaqësuese nga copëzimi i të cilës, si ai në Sakrificën e Madhe Kozmogonike, të nje Qenie Hyjnore, të gjitha gjuhët e tjera erdhën dhe u ndërtuan mënjanë”.
Mua nuk me intereson fare ky lloj diskutimi qe kerkon te besh ti, un te jap thelbin e diskutimit e ti perqendrohu ne kete!
Un dosje skam se te kisha nuk do rrija ketu,,por do dilja neper tv e seminare ..po ketu jemi thjeshte amator qe mundohemi te kuptojme dicka nga informimi i gjith secilit..!
Attachments
Redaktimi i fundit: