Iron_Leon
شيطان בעל זבוב
Ja se c'pati thene nje here (gje qe shokeve te Profetit a.s. as qe do t'u shkonte ndermend):
"Do të vijë një ditë dhe, njerëzit, duke ndejtur këmbë mbi këmbë, me mendjemadhësi, krenari e egoizëm, sikur të kishin arritur të zgjidhnin çdo gjë, do të thonë: "Këtë Zoti e krijoi, atë Zoti e krijoi, po Zotin vetë, kush e krijoi?"
Pyetja e tille, eshte nje nder pyetjet e hedhura ne shesh prej mohuesve, heretikeve. Ne shumicen e rasteve, mendjet e papjekura mbeten nen peshen e pyetjeve te tilla dhe shtypen. Ato s'munden ta kuptojne se c'eshte e perjetshmja dhe kurrsesi nuk munden ta vleresojne se c'eshte rrethi vicioz i i zinxhirit shkaqe-pasoja dhe se c'mundet te pohoje nje mashtrim i tille! Prandaj edhe bien ne lekundje dhe pandehin se edhe Zoti eshte nje shkak krejt si shkaqet e tjera, pra, ekziston nje shkak qe e ka sjelle ne shesh ate dhe, sipas ketij arsyetimi, Zoti eshte nje pasoje. Eshte e qarte se ne themelin e nje arsyetimi te tille, ka nje alogjizem qe buron nga mosnjohja e Zotit, i cili s'mund te jete i tille po qe se eshte nje nder shkaqet e zakonshme te zinxhirit qe sapo permendem, dmth pasoje e nje shkaku paraprak! Zoti eshte krijuesi ose shkaku i shkaqeve, dhe ekzistenca e tij nuk ka fillim!
Te thuash "kjo prej kesaj, kjo prej kesaj, kjo tjetra prej kesaj" e, keshtu, pa mbarim, jo vetem qe nuk zgjidh dot asnje ceshtje, por, perkundrazi, cdo ceshtje e sjell ne nje gjendje pa rrugedalje. Sepse ta shohesh te mundur nje gje te tille, eshte njelloj si te mendosh ne menyre naive se arsyetimi "veza ka ardhur nga pula e pula, nga veza" mund te shtrihet pas (drejt fillimit) pa mbarim, pa hasur ne nje pike fillestare. Gjersa te kemi pranuar se njëren prej ketyre, pulen apo vezen e ka krijuar Individualiteti Eternal me mundesi te pakufizuara, t'gjitha pretendimet do t'mbeten te pambeshtetura. Por ceshtja ndricohet ne cast kur ekzistenca e ketyre t'i atribuohet Krijuesit te Larte, ekzistenca e te cilit eshte e vetvetishme. Pas kesaj, nuk ka asnje dallim ne se Ai e ka krijuar vezen si një qelize te vetme, apo pulen, funksioni i te ciles eshte te siguroje vazhdimesine e llojit duke bere vezen.
Ashtu sic mospranimi i kesaj, por kembengulja per te thenë "kjo prej kesaj" pa krye, nuk do t'i bente drite asnje ceshtjeje, po ashtu do te rradhiste pas cdo pergjigjeje pikepyetje e dyshime te reja. Psh, shiu prej rese, reja prej pikezave pozitive-negative, keto prej dukurise se avullimit, avullimi prej ekzistences se ujit, uji prej elementeve perberes te tij... Keshtu, zinxhiri i shkaqeve mund te vazhdoje me tej dhe, kudo qe te ndalohet, njeriu ndodhet para alternativave mund te jete keshtu, mund te jete ashtu, duke e ndjere veten ne prehrin e hipotezave e duke u perpjekur per t'u kenaqur me to. Dhe kjo s'eshte tjeter vecse prirje per ta shpjeguar me percartje feminore t'gjithe materien qe ekziston brenda nje rregullsie dhe harmonie te persosur, me marredhenie te ndersjellta midis pjeseve perberese te saj dhe qe ndihet se eshte krijuar prej nje dore te urte si dhe nxirje e horizontit dhe synimit te diturive. Nderkaq, per cdo rezultat ndihet absolutisht nevoja e nje shkaku te kuptueshem. Zgjatja pas (drejt fillimit) e shkaqeve jashtekuptimore e jashtelogjike, mendimi se zgjatja u jep atyre kuptim, eshte nje marrezi sic eshte marrezi ta shohesh te pamunduren te mundur:lexim::gjujpeshk:.
Dmth eshte marrezi te supozosh tek vetkrijmi i c''do gjeje, dhe qenka e zgjuar te besosh tek vetkrijimi i ''krijuesit''.Nqs se po flasim per hipoteza une parapelqej hipotezen e vetkrijimit te shume gjerave,jo ate te vetem nje gjeje.