Javën që shkoi Aurela Gaçe ka kryesuar hitparade-n Ballkanik të Balkanika Tv duke u renditur e para në listën e këngëve më të mira të Ballkanit për javën, me hitin “Tranzit”.
Ajo ka lënë pas disa emra të njohur të momentit si Alisia, Helena Paparizou e Alex Mica.
Këngëtarja vijon të punojë me të njëjtat energji të pashtershme, dhe me një look të freskët. Ajo që i duhet sakaq Aurelës, janë vetëm disa kilogramë më pak në peshë.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)