Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
Si ateizëm përkufizohet botëpikëpamja dhe qëndrimi i njeriut mosbesimtar (të pafe); përkatësisht i mungesës së besimit në një "perëndi" ("besim" këtu në kuptimin e "pranimit a njohjes si ekzistente"). Ateizmi është shprehimisht mohimi i qenësisë (ekzistencës) së një "perëndie" (monoteizmit) ose shumë "perëndive" (politeizmit) apo të një "qënijeje hyjnore" në përgjithësi. Kjo fjalë rrjedh nga greqishtja (لtheos - α θ ε ος) dhe d.m.th. fjalë për fjalë: pa perëndi, pa zot (a - parashtesë mohuese = pa, jo, nuk, mos dhe theos = perëndi, zot). Në trajtën e vet latine del si përcaktim për herë të parë i përmendur nga Ciceroni.
Përkufizimi "ateist" ishte për shumë kohë një përcaktim i kundërshtueshëm, që nuk u pranua në fillim nga mosbesimtarët, pra ateistët. Ishte një pritmëri fjalëkrijuese, që përdorej prej atyre që cilësoheshin si besimtarë të vërtetë kundër ose gjoja jobesimtarëve të vërtetë. Ateizëm në kuptimin e "i paperëndi, i pafe" përmendej në këndvështrimet që binin në kundërshtim me fetë themelore egjiptiano-judaike. Shpesh, rryma fetare me një përfytyrim vetjak mbi perëndinë emërtoheshin si ateistike në kohët e hershme, p.sh. përfaqësues të feve monoteiste (besim në një "zot") të krishtermit, myslimanizmit dhe të judaizmit cilësoheshin pjesërisht nga kundërshtarët e tyre politeistë si ateistë.
Sot emërtimi "ateizëm" përdoret me më pak përçmim dhe përbuzje. Në diskutimet shkencore "ateizmi" është një emërtim asnjanës. Kundërshtari i tij është teizmi (pra besimi në "zot, perëndi").

Wikipedia