![bit-pazar-skopje-republic-of-macedonia1152_12885651223-tpfil02aw-11225-620x465.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shekulli.com.al%2Fadmin%2Fwp-content%2Fuploads%2F2015%2F04%2Fbit-pazar-skopje-republic-of-macedonia1152_12885651223-tpfil02aw-11225-620x465.jpg&hash=cf474cf80a3aab10498f4c454c0f5eaf)
Drejtori i Përgjithshëm i ISUV-it, Taulant Kalo ka bërë publike rezultatet e analizave të kryera mbi praninë e pesticideve në perimet shqiptare, kryesisht domate dhe kastravecë nga zona e Lushnjës.
Analiza e tyre është bërë me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, pas bllokimit të produkteve shqiptare në kufirin me Maqedoninë:
“Pas bllokimit të produkteve shqiptare në kufirin me Maqedoninë, me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, janë kryer analiza për të verifikuar nivelin e pranisë së pesticideve në perimet të cilat prodhohen në serat e zonës së Lushnjës. Këto analizat janë kryer paralelisht në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ( ISUV) në vend dhe në një institut reference të akredituar dhe të njohur ndërkombëtarisht në Itali (Instituto Zooprofillattico Sperimentale dell’Abruzzo e del Molise “ Giuseppe Caporale), rezultatet e të cilave tregojnë se masa e pesticideve të gjetura në perimet e fermerëve shqiptarë është e papërfillshme”, theksoi Kalo.
Ai tha se, “ISUV ka marrë për analizim mbi 360 lloje pesticidesh dhe kampionet e ekzaminuara kanë rezultuar me praninë e këtyre lëndëve nën nivelin maksimal të lejuar në nivel ndërkombëtar. Kjo është gjithashtu një dëshmi më shumë për sigurinë ushqimore të konsumatorit tonë, larg spekulimeve dashakeqe”. shekulli