TIRANث- Ambasadori i ShBA-së në Tiranë, Xhon Uidhers ka dhënë një intervistë për zgjedhjet në Shqipëri, ku ka nënvizaur se PD dhe PS dolën 50 me 50 për qind në këto zgjedhje. Sipas tij, koalicioni qeveritës do të dojë kohë të formatohet. "Kushdo qoftë ai ka një përgjegjësi shumë të madhe, pasi elektorati nuk e votoi maksimalisht, por përgjysëm", vlerësoi Uidhers. Po kështu ai ka folur edhe për ditën e votimit apo ditët e numërimit të votave. Në radhë të parë, Uidhers i kërkon KQZ-së të jetë profesionale dhe jo partiake pasi ka një mision të madh në dorë.