Pe: Alexander Pushkin
SHALLI I ZI
Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.
I ri kur kam qene, plot vrull, guximtar.
Nje greke te bukur e desha me zjarr.
Dhe puthjet e saja nuk kishte mbarim.
Por ishte i shkruar i zi fati im.
Nje nate po pinja me miq ne gosti,
Kur portes trokiti nj'i lig jahudi.
"Ti pi e defrehesh" cifuti me tha,
"por grekja e bukur, te shkoi e te la"
I dhashe te holla me lot e mallkim
Dhe thirra tronditur te vij skllavi im.
Dhe dolem. Vraponim mbi kuajt veri,
Meshira me flinte ketu mu ne gji.
Dhe porsa e pashe, oh, pragun e saj
M'u erren krejt syte, m'u mbushen me vaj.
Dalldisur shoh vajzen qe mua s'me ndjen.
Ne krahe e pushtonte plot afsh nje armen.
Prap syte m'u erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot s'e mbaroi.
Kufomen e shtyva me kembe. Pastaj,
Vajtova mbi vajzen, mbi gjoksin e saj.
Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadal...
Me vdiq dhe kjo greke me shkoi dhe ky mall!
Dhe shallin ja hoqa, s'iu desh ai me,
Celikun e thikes e fshiva me te.
Dhe skllavi kur nata gjith gjurmet i humb,
Kufomat e tyre i hodh ne Danub.
Q'ahere nuk puth sy te bukur me jo,
Dhe nete gezimesh q'ahere nuk njoh.
...Veshtroj si i cmendur un' shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.
-----------------------------------------
Letër e Tatjanës Oneginit
Po marr guximin që t’ju shkruaj...
C’do deshit më veç shpirtit t’im?
E di, se ësht’ e drejta juaj
Të më dënoni me përçmim.
Po ju që shihni si po vuaj
Me pak mëshire, sado pak,
Nuk do më mprapsni zemërak!
Më parë desha të rri qetë;
Prej turpit t’im, mbeso-më-ni:
Ju s’do të dinit kur se si,
Po të mund të shpresonja vetë
Që kur e kur,me plot hare,
Të kem t’iu shoh këtu tek ne,
Që t’iu dëgjoj tek kuvendoni,
T’iu them një fjalë, dhe pastaj
Ne zemër veç një mall të mbaj,
Veç gjer sa rish të më takoni...
Po thonë se ju s’rini dot:
Në fshat të heshtur ju mërziti;
E ne... ne rrojmë e më të kot,
Plot gas se vini – e na aviti.
Pse arthtë vetë - ashtu në fshat,
Na gjettë te ky vend i qetë?
T’ju shoh s’do kisha kurrë fat,
S’do kisha turbullimn’ e shkretë.
Dhe afsh’ i shpirtit t’im në jetë
Duk’ u qetuar (kushedi!),
Një mikut mund t’i bëhesha mike,
Dhe shoqe – e jetës e besnike,
Dhe zonj’ e ndershme për shtëpi.
‘’Nje tjetër ... Jo,askujt në jetë
Nuk do t’i falnja dashuri!
E ka vendosur qielli vetë,
Jam jotja në përjetësi;
Gjithë jeta ime më pat qenë
Një peng se ty do të takoj;
Se Zoti jetën ma ka dhënë
Që gjer në varr të t’adhuroj...
Përhera të kam ëndërruar;
Të ndjenja fellë mu ngjit
Me atë vështrim që më trondit,
Në zemër shpesh ta kam dëgjuar
Ty zërin...Jo s’ish ëndërrim!
Dhe sapo hyre ,të kuptova,
Më preke fort, u përvëlova,
Thashë: ësht’ ai,thesari im!
S’është vërtet? Po, të kam ndjerë:
Më flisnje, kur me dhëmbshuri
Ndihmonja njerëzit e mjerë,
A kur në shpirtin t’im të mjerë
Më sillte lutja qetësi,
Edhe tashi,ndaj kësaj grime,
A nuk je ti, o ëndrra ime,
Që n’ errësirë po ndriçon
E vjen më prek me nur e hije?
S’je ti qe plot prej dashurije?
Shpres’ edhe gas më murmuron?
Kush je ti? ثngjelli me shpresë,
Apo një lajkatar pa besë?
Ma hiq tashi këtë dyshim:
Kjo mbase nj’ ëndërr mund të jetë,
Për zemrën time një gënjim,
E ndryshe krejt fat’ i vërtetë...
Po dhe kështu. Jet’ edhe fat
Veç ty t’i kam besuar
Më qan me lotë shpirt’ i ngrat
E mprojtje vi për të kërkuar...
Askush nuk mund të më kuptojë,
Mendja fillon të më lëshoje,
Në heshtje duhet të humbas.
Te pres: Ti eja siç më k’ënda
Dhe shpresat ngjallmi përsëri,
A ma prish ëndrrën qe tashi
Me të qërtuara të rënda!
Mbarova! S’mund të rilexoj...
Po vdes nga frik’ turpëruar...
Po nderit t’uaj i besoj,
Me plot guxim duke shpresuar...’’
(Pjese e shkeputur nga ''Eugen Onegini'')
-------------------------------
Detit
Stuhi rebel lamtumire!
Ne cast te ndarjes perseri,
Ti dallget con perpjet i lire
Dhe zjen, shkelqen me krenari.
Si gjeme e britme pikellimi
E shokut qe na le dhe shkon,
Vikama jote dhe bucimi
Ne gji,se fundi,me kumbon.
O vend i shtrenjte i zemres sime
Ne bregun tend plot bukuri
I zhytur thelle ne mendime
Sa shpesh kam bredhur ne vetmi!
Jehona jote bucimtare,
Me mbush plot gezim e jete
Dhe heshtja jote magjistare
Dhe vrulli camarok o det!
Nje varke e bindur peshkatare
Lundron e ruajtur nga ti
Dhe mes tallazit shket krenare;
po ti terbohesh,c'mendesh fare;
Anije mbyt ne thellesi.
..
S'mu dha prej brigjeve shkembore
Te ikja vec njehere, o det,
Te nisja rendjen, dallget prore;
Atje ku ti gjemon, bucet.
Ne c'vis, ne c'vis te kesaj bote
Po shkoj tani ne shtegetim?
O det, nga shkretetira jote
Nje gje me dhemb ne shpirtin tim.
.................................
O lamtumire! Lamtumire!
Ne shpirt do te te kem perjete
Do ta degjoj me plot deshire
Jehonen tende larg, o det!
Ne shkretetira,neper pyje,
Ku rruga po me con tani,
Do marr me vete shkulmen, hijet,
Shkelqimin tend plot bukuri
--------------------------------------
Hena..
Perse moj hene argjendore,
ti larg nga rete pa pushim,
permbi kanatet e dritores,
vershon te mekurin shkelqim?
Sa here qe me shfaqesh ti,
ne shpirt me zgjohen shqetesime,
dhe brenga plot me dhembshuri,
deshire plot me flakerime.
Oh,ikni,ikni o kujtime!
o dashuri fatkeqe fli!
O,le te mos me shfaqet me,
te perdja e erret ne dritore,
nen driten tende argjendore,
fytyr' e dashur si gjithnje,
fytyr' e embel engjellore
e vashes qe s'do ta shoh me.
O embelsi e dashurise,
plot ledhatime,plot me gaz,
plot me shkelqim te lumturise,
a mund te kthehesh rishmez pas?
I shpejte porsi nje vegim,
me ndrite ti ne fluturim;
U zhduken hijet krejt papritur,
se erdh agimi menjehere,
dhe ti moj hen'e ndritur
ne qiell u mbyte atehere!
Agimi driten pse shperndau?
Nga vash' e shtrenjte pse me ndau?
---------------------------------------
Sirena e ujit
Ndanë një liqeni në pyll të blertë,
Një murg i shkretë erdhi njëherë,
Veç Zotit t'ia kushtonte jetën
Me punë, me lutje dhe me kreshmë.
Përunjur rrëmihte ai në tokë
Me një lopatë të tijin varr,
Lutej që vdekjen t'ia dërgojnë
Të mirët shenjtër që nga lart.
Në derë të kasolles ngriti duart
Drejt Fronit të Zotit ai në verë,
Së lartmi ndihmë për t'i dërguar.
Papritmas pylli u bë i errët;
Mbuloi liqenin mjegull e dendur,
Ndërsa mbas reve ngjyrë plumbi,
Hëna e frikshme rrëshqiti fshehur.
Murgut i mbetën sytë nga uji.
Sheh dhe ndjen zemrën si rreh fort
Përse!? - As vetë s'di ta thotë kurrë
Zhurmshëm vlon uji, me shkumë plot,
Pastaj gjithçka bëhet e shurdhët.
Befas, si një puhizë me mjegull,
E bardhë si bora ndër korije
Një vajzë e bukur, ashtu e zhveshur
Mahnitëse prej ujit heshtazi ngrihet.
Ia hedh vështrimin murgut të shkretë,
Fokët e gjatë, të lagur kreh.
Më s'mund ai frikën ta fshehë,
Dhe si i ngrirë vajzën e sheh.
E sheh si dorën ia tund ngadalë,
Ia bën me shenjë, qesh nazeshumë...
Pastaj sërishmi zhduket në valë
Si yll që natën e humbet udhën.
Gjith natën murgu, s'mundi të flerë
Dhe të gjith' ditën nuk tha një lutje
Përpara syve dhe shpirtit thellë
Kish vetëm pamjen e asaj çupe.
Në terr errësira pyllin e fshehu,
Hëna mbas reve rrëshqiti prapë,
Notoi vajza sërish tek bregu,
Ish e përndritur, e bardhë, flok'artë...
Murgun e sheh, ia bën me shënjë
Së largu puthje atij i hedh,
Luan, mes valësh ç'hidhet sa ëmbël,
Si një fëmijë, her' qan, her' qesh,
E fton, ofshan me ëndje shumë,
“Afrohu, murg, ti eja, ç'pret!?”
Dhe humb pastaj, zhytet në ujë.
Heshtja mbulon gjithçka përreth.
I dehur endej të tretën ditë
Murgu në bregun e magjepsur.
Ta shihte vajzën kishte dëshirë.
Mes territ pylli rrinte i heshtur...
Kur zbardhi dita, mbuloi dhenë,
Kasoll' e tij priste e zbrazët.
Veç ca fëmijë, kështu rrëfejnë,
Panë mbi liqen mjekrrën e bardhë