Arfenilla
Themelues i Forumit
Mediat kroate kanë raportuar për një aksident trafiku në Kroaci, ku i përfshirë ka qenë një autobus nga Kosova.
Siç njofton mediumi kroat, Jutarnji.hr, dyshohet për 10 viktima dhe 30 të lënduar
Lidhur me këtë rast, nga kompania në fjalë kanë konfirmuar aksidentin, gjersa kanë thënë se ende nuk dihet numri i viktimave.
“Po rasti ka ndodhur sot. Nuk kemi më shumë informacione se sa persona kanë vdekur apo janë lënduar”, thanë nga kompania “Deva Tours” për mediat kosovare.
Nga kompania kanë thënë se autobusi po barte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë. Nga ky aksident kanë vdekur të paktën 10 persona.
“Po, autobusi ka pasur brenda mërgimtarë që po vinin në Kosovë”, kanë pohuar nga kjo kompani.
Siç shkroi gazeta kroate, autobusi i aksidentuar është me tabela të Kosovës dhe se vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.