PiNkY
Anëtar i Nderuar
![toka-oqeani.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2Ffoto%2Flajme%2Ftoka-oqeani.jpg&hash=6e4d3cfa17527ba2bc59d463cd4fef4e)
Njohim më shumë sipërfaqen e Marsit se sa nëntokën tonë. Zbulimi i një guri të ngecur brenda një diamanti ka vënë në pikëpyetje komunitetin e shkencëtarëve për mënyrën e formimit të oqeaneve.
Teoria kryesore e formimit të tyre është ajo që pretendon se uji në tokë u soll nga kometat. Por shkencëtari Peter Jacobsen i Northwestern University thotë se shkëmbinjtë nëntokësorë të planetit tonë kanë luajtur një rol kryesor.
Dilema e tij u shtua me zbulimin e gurit në fjalë, i pasur me silikat magnezi. Jacobson u përpoq të ndërtonte në laborator një gur të tillë, por të gjitha përpjekjet për ta realizuar pa praninëm e ujit dështuan.
Pas këtij eksperimenti ai arriti në përfundimin se nëntoka fsheh ujë. Pyetja që shtrohet është sa? Përgjigja ndodhet mijëra metra thellë nën sipërfaqen e Tokës. Brezi i shkëmbinjëve që mund të ndihmojnë në marrjen e një përgjigjje llogaritet në 3 mijë metra. Një distancë e vogël, por njëkohësisht mijëra vite dritë larg për teknologjinë e sotme të njeriut.
/ Top Channel /