Shfaqja me e mire.
(i motivuar)
Do mendoni se do shkruaje per shfaqje teatri por fatkeqesisht ne vendin tone, teatret tona, ka decenie, jane shnderruar ne vende te cilat hapen vetem ne kohe fushatash elektorale. Ne fakt edhe me keso raste munde te shohesh shfaqje, nese shkon aty, por me nje narrative bukur qesharake.
Kesaj radhe do shkruaj per nje shfaqje, per nje shfaqje te bukur, qe ne i takojme jo shpesh ne perditshmerite tona te erreta. Ne nje nate te ftofte dimri, jo si kjo sontmja, por ne nje nate perplot bore dhe acar po shpejtoja drejte stacionit te autobusave per te kap busin e per tu kthyer nga puna. Posa hyra ne autobus nxehtesia qe vinte nga brenda me ngrohu. Syri im ishte i fokusuar te karrika e parafundit e autobusit. Vetem aty ndjehem komod dhe kam mundesine te shfletoje ndonje faqe nga libri qe barte cdo dite me vete. Fatmiresisht ishte e lire dhe u drejtova drejte saj.
Pas pak autobusi u mbush dhe u nisem. Ne dalje te Prishtines u ndal per te marre udhetaret tjere. Drejte meje po vinte nje njeri i pa rruar, i pakrehur dhe i veshur si mos me keq per kohen qe mbretronte. U ul ne karriken prapa meje. Pas pak erdhi konduktori. Ja dhashe parate e zakonshme.
Ku shkon ti? ju drejtua udhetarit pas meje
Deri ne …… - udhetari pas meje
3 euro – konduktori
Mfal, nuk kam pare – udhetari
Pse hyp ne autobus kur s’ki pare. A po don me te zhdryp. Mos hyp ma kurre…….- konduktori
Nuk hypi me – udhetari
Pasi perfundoi kjo bisede une hapa librin dhe vazhdova aty ku e kisha lene ne mengjes. Autobusi dhe konduktori vazhdonin ritmin. Ecje, ndalje, pagesa, hypje e zbritje. Edhe une ritmin tim. Dikur nga mesi i rruges, nje prekje ne cep krahu nga dora e udhetarit prapa meje, me nderpreu leximin:
Urdhero – i them
Me fal. Mos jane ato para, poshte mes karrikave, tuajat. – udhetari
Ktheje shikimin dhe shof, ne pjesen mes karrikeve te autobusit, 20 euro mbi tepih. E shikoje me nje buzeqeshje udhetarin dhe ja ktheje: Jo zoteri nuk jane te miat.
U ngrit. Mori parat dhe u nis drejte konduktorit qe gjendej ne kembe ca karrike me perpara. Hapa sy e vesh cfare po ndodhte.
‘’Zoteri keto para i kane rene dikujt ne autobus. Ju lutem merrni se me siguri do i kerkoje dikush’’. Ja zgjati parate ne dore dhe u kthye ne vendin e tij.
E nderpreva leximin dhe po mendoja per shfaqjen. Shfaqje, shihja cdo dite ne perditshmerite tona por keso shfaqje te bukura njeriu sheh bukur rralle. Madje te tilla gjen rralle edhe ne libra. Palova librin dhe vendosa ta shijoje shfaqjen, shfaqjen me te bukur te kesaj nate perplot bore e acar, qe dhuroi ngrohtesia e Teater(auto)busit te perditshmerise time.
Ç’ma kujtove nje ndodhi timen.
Ishte viti 1976. Une ende nuk isha i lindur por prinderit e mi si çdo çift tjeter planifikonin te zgjeronin familjen e tyre. Megjithate nje nate babi vendosi t’i hip….jo mamit tim, jo, e di se te gjithe kujtonit se do shkruaja mamit….
Gjithsesi, po binte shume shi asaj nate kur babi vendos t’i hip makines dhe niset per ne fshat te huazoje ca leke nga xhaxhai, ngase te ardhurat e tij dhe e te mamit tim nuk ishin te mjaftueshme per te hapur biznesin qe kishin planifikuar kahere. Xhaxhai i habitur e kishte kthyer mbrapsht pa leke dhe se ironizuari babin tim se gjoja po shihte endrra syhapur.
Me t’u kthyer prape ne qytet shiu nuk pushonte dhe babi mezi po shikonte rrugen - papritmas godet nje kembesor mjekerbardhe dhe sa nuk i merr jeten. Imagjinoni ne ate kohe makinat nuk ishin si keto tani qe mund t’i frenosh menjehere - hedh drejt ne hendek plakun.
Me ankth ne zemer babi fik makinen dhe del te shohe se ç’kishte goditur por shihej vetem makina e demtuar dhe hiçgje tjeter. Babi lutej te mos kete qene njeri se po qe i kafshe sado jo aq keq sa nje njeri. Per habi as sheh njeri as kafshe dhe niset drejt makines te kthehet ne shtepi. Mbledh ca veten, ndez makinen dhe sapo i jep çike para i shfaqet plaku mjekerbardhe.
Babi: Ç’po ndodh, o Zot?!
Plaku: Ndihme!
———
Babi: O Zot ç’paskam bere!
Plaku: Nuk ke bere gje. Me ço ne shtepi! Te lutem!
Babi: Je mire?! Te dhemb kund?! Te godita fort se s’e ndalja dot makinen!
——————
Plaku: Ndiej te ftohte.
Babi: Menjehere do ngrohesh. Po ngre nxehesen ne maksimum!
——————
Plaku: Mos u shqeteso. Te dy na ruajti Zoti sonte.
Babi: Nuk kuptoj, ne kete ore te vone….si…
Plaku: ….si dal une?
Babi: Ehe!
Plaku: Histori e gjate!
———————
Babi insistonte te sillte plakun ne shtepine tone dhe ashtu ndodhi. I dhane per te ngrene e per te pire. Mami nuk kuptonte gje. Zakonisht durrsaket jane te shkatheta ama ate nate po shikonte e habitur.
———
Sa per info, me origjine jemi nga Durresi, braktisur Shqiperine ne kohen e diktatures.
———
Babi: Nuk me the nga te kishim?
Plaku: Rendesi ka ta di se ç’te tha vellai!
Babi: Vellai?
Plaku: Pa nje hall te madh ne kete mot te keq njeriu s’niset diku tjeter pos te vellai, ta vizitoje pak t’ia qaje hallin.
Babi: Po, ama une as te permenda ty vellane! Po ti ne kete ore te vone?!
Plaku: Eh po…kam apo s’kam te drejte?
Babi: Po, ne fakt, shkova ta shihja pak.
Plaku: Ça te tha?!
———
Babi i rrefen gjithe historine mjekerbardhit, se e duan nje femije por para se te nisin nje donin qe femijes t’i siguronin nje jete sa me te mire, qe i binte nje jete sa me te mire mua. I rrefeu gjere e gjate per biznesin qe po planifikonin me mamin.
Papritmas…..
———
Plaku: Mos u bazo ne pamjen timr te pare se e di qe tashme ke pershtypjen se jam nje njeri i pastrehe, apo jo?
Babi: Me vjen keq, por….
Plaku: Te te mos vije keq, meqe kjo dtth se ia kam arritur.
Babi: Mire…
————
Ngrihet ne kembe plaku dhe pyet nese mund te shtrihet te fleje. Mami i ben shtratin gati dhe i thote se mund te shkoje. Babi futet ne dhome dhe i thote…
———
Babi: Te te mos vije keq per asgje. Gezohem qe je mire. Plaku vuri re se i rodhen ca lot babit. E dinte se ishin lot gezimi. Se ishin per te. Se nuk e kishte goditur per vdekje…..
———
Plaku: Nisni femijen, mos prisni si dy te marre! Qofte femije i hairit!
Babi: Te thashe ihere se ça e kemi si fillim per plan.
Plaku: Nuk e meriton te prese me gjate kjo nuse!
Babi: Ajo me kupton.
Plaku: Ashtu qofte.
———
Babi i uron nate te mire i mbyll deren dhe niset drejt dhomes se ndenjes dhe sheh mamin qe po qante me ngasherim….
———
Babi: Une me lot gezimi, po ti?
Mami: Gjithashtu dhe une.
Babi: Çne?!
Mami: Se mbaj dot sekret me! Do behemi prinder!
Babi: Si? Prinder?
Mami: Rastesisht po ju degjoja dhe me ikurajuan fjalet e plakut qe solle ne shtepine tone. Do behesh baba, do behem mama!
Babi: Por ti e di se nuk kemi me ça ta rrisim!!!
Mami: Do ia dalim - per ate Zot me perqafo e me thuaj se nuk te zemerova tani qe te tregova!
———
Ate nate babit tim iu shtua edhe i brenge por njekohesisht po aq e embel sa e hidhur (nese e thura mire ne shqip).
———
Babi: Pusho e mos qaj….shkojme se me duhet gjume
Mami: Po tjeter te duhet sonte?
Babi: Jo.
———
Rreshtat e mesiperm fshijini se mami nuk iu ka drejtuar kurre ne kete menyre babit. Ndryshe po del qe mami im te kete pase i çike i sjellje “like a bitch”, por jo. Thjesht shkuan per te fjetur.
———
Babi: Ç’po ndodh me plakun, moj fisnike? Ende s’u zgjua?
Mami: Shko shihe prape. Mbase do kete qene lodhur shume?
———
Babi troket ne dere dhe dera hapet nga hazi (imagjinoni dyer te vjetra) plaku nuk ndodhej ne dhome. Kishte rregulluar shtratin dhe kishte dale te bente i gjiro te shijonte aromen e mjesit (veshtire t’i thuresh fjalite bukur ne shqip). Babi del te shohe ne oborr.
———
Babi: Emrin nuk te mesova, o mixhe. Sa heret qe qenke zgjuar!
Plaku: Hehe une zakonisht fle me gjate, por me duhej te mendohem çike me gjate per ju.
Babi: Per ne?
Plaku: Do te ta them ne pika te shkurtra!
Babi: Çfare?
Plaku: Une po iku. Te te mos shkoje ne mendje te thuash se do me çosh edhe ne shtepi, pasi do marr autobusin. Neser ne oren 18.00 te pres ne konakun tim ne kete adrese. Do huazosh kaq leke nga une. Hap ate biznesin qe kishe ndermend dhe mos vrit mendjen t’i kthesh pa ndertuar mire te ardhmen e femijes suaj!
Babi: Ama ne ty hasa ne fshatin ngjitur me fshatin e tim vella, ndersa ti me fton ne nje qytet teresisht tjeter? Nga se ishe dje naten aty?
Plaku: Thjesht te them eja dhe mos pyet per gjera qe kurre s’do i kuptoje edhe sikur te te tregoja saktesisht si dhe pse!
———
Babi beri sikur i tha plaku mjekerbardhe. Shkon ne qytetin e plakut ne Kosove, ne adrese te sakte t’i kerkoje leket. Çuditerisht deren i hap i biri i plakut mjekerbardhe dhe i thote….
———
I biri: Si mund te te ndihmoj?
Babi: Erdha pse….
I biri: E di mire pse ke ardhur.
Babi: Sigurisht se do te te kete treguar plaku yt.
I biri: Po. Prit ihere sa t’i marr.
Babi: Mund te hyj ta shoh se ashtu me porositi dje.
I biri: Jo. Eshte pa qejf.
Babi: Lerme te pakten ta falenderoj!
I biri: I do apo s’i do?
Babi: Silli me duhen…
———
Pas pak
———
I biri: I çova amanetin ne vend atij dhe i thashe se doje ta falenderoje por dhe edhe ai u mjaftua me fjalet tua. Nuk eshte mire - do qe te pushoje.
Babi: Mire. Nuk do jua harroj kete te mire.
———
Prinderit e mi hapen biznesin e tyre, linda une. Gjithçka u shkoi mire derisa i dite kishin harruar adresen e lekeve. Kur mbusha ca vite dhe zura te kap me logjiken time si femije kuptova se babi im kishte nderruar jete me i borxh te madh. Mami ma rrefeu gjithe historine. Tani une kam leket dhe shume me shume sesa shuma qe kishte marre hua por ja qe sot nuk i jeton me i biri. E as plaku, kuptohet. Ende sot me rri peng ne zemer dhe shoh ne enderr babin duke m’u lutur qe t’i ktheje leket plakut te urte. Ende sot nuk shpenzoj as edhe i lek per femijet e mi nga leket e ndare te borxhit te pakthyer.