daniel00
(ノ˵ ͡• ͜ʖ ͡•˵)ノ♡*
Monolog
A nuk do të ishte më mirë të mos ishe e imja?
Që të të doja pafundësisht si një dashuri e pamundur?
Kështu nuk do të mërziteshim nga njëri tjetri në monotoninë dhe marrëdhënia jonë ndoshta do të ishte platonike, e lehtë, e pakapshme, eterike, por nuk do të zhvishte ekzistencën tonë në vulgaritetin që na karakterizon të gjithëve.
Nuk do të zhgënjeheshe nga unë për njëqind gjërat që do prisje të dija dhe për pafundësinë e gjërave që do isha i ngadaltë të bëja apo t’i mësoja.
E unë nuk do përfshihesha në një marrëdhënie blatuese me një perëndeshë që altarin e tempullit të ekzistencës së saj ta desakralizoj me praninë time. Aq sa edhe mbivendosja e hijes time tek hija jote do të më dukej e tepruar ndërsa eci në mendjen time, si këtë mbrëmje shëtitje me ty.
Më shumë do të frikësohesha për veten e për atë që do të mendoje për mua duke më parë të lodhur, të dobët, të pezmatuar, të trishtuar.
A do të më shkelje sipër apo do të më jepje dorën për të më ngritur?
A do të më thoje një fjalë të mirë që nuk guxoj t’ia them vetes apo do të më mëshoje në zemër me një ligjëratë fjalësh e shprehjesh që veç ti i di se ku i ke dëgjuar e do të më përndiqnin si grerëza duke më pickuar edhe kur të zë kokën e të mbyll veshët me duar?
Po kur të ndihem i fortë a do e përdor forcën për tu përballur ? Përballur deri ku ? Më duket sikur kufinjtë e fundit janë kudo, përballja do më nxirrte të humbur. Përballja është e kotë kur nuk ke guximin për të pranuar mundësinë e humbjes dhe kjo është e meta ime se unë nuk dua të humb asgjë e në të njëjtën kohë dua të përballem i siguruar që nuk do pendohem e ndëshkohem me ikjen tënde.
Aq shumë sa të vlerësoj, aq edhe të frikësohem. A nuk ke ti pushtetin të më lëndosh dhe të më lumturosh në të njëjtën kohë?
Duket sikur mban peshoren e dritës dhe errësirës, e për mua je një gjykatëse tekanjoze që më jep fare pak dritë e shumë terr.
Vallë cila është drejtësia jote? Ti rri e heshtur. Unë i druhem edhe heshtjes tënde, heshtjes që thyhet nga ti me një kritikë a një zemërim? Apo ndoshta me një rastësi gëzimi të marrë dhe të pashpresuar ?
Ti më nxit të flas pa frikë me një përgjigje të shpenguar dhe lozonjare. Atëherë kraharori im i mbledhur kruspull si për të pritur një goditje që nuk vjen, arrin të hapet e çlirohet me një psherëtimë lehtësimi.
Sa e pasur është fantazia jote për të thënë fjalë të mira e të ëmbla? Këtë nuk di ta them, nuk e kam provuar, por më kall datën aftësia e gjuhës tënde therëse e nëse shkatërrohem tërësisht prej saj atëherë çfarë mbetet nga unë për të dashur ti? Asnjë thërrime.
Dhe unë qesh me veten e ca vargje më vijnë ndër mend:
Dalldisje furtunash të më nxjerrin në breg,
O të më lënë të sfilitur, si të pajetë,
Ndoshta frymor por pa identitet,
A të më tresin si kripa në det.