Dhëmbët janë si miqtë!
Një fëmijë e pyeti gjyshin e saj: "Gjyshi im, a ke ndonjë dhëmbë??!!"
Gjyshi buzëqeshi dhe mori frymë thellë, pastaj tha: Bija ime më ka mësuar jeta shumë, pavarësisht shkurtësisë së jetëgjatësisë, së dhëmbët janë si miqtë rreth teje.Të ndihmojnë herë herë por, herë herë edhe të lëndojnë.
Për miqtë, ngjashëm si edhe për dhëmbët që duhet pastruar çdoditë, duhet që të keni kujdes. Të keni mirësjellje dhe të kujdeseni për ta. Këtë duhet ta bëni vazhdimisht nëse doni që miqtë të kenë jetëgjatësi afër jush.
Pra, miqtë janë tamam si dhëmbët. Disa të lëndojnë siç lendon kaviteti dhëmbët. Kështu që ata duhet riparuar siç riparohen dhëmbët. Disa të tjerë janë zemërbardh siç është bardhësia e vetë dhëmbëve.
Humbja e dhëmbëve është si humbja e një miku. Heqja e dhëmbëve të shkakton dhimbje ngjashëm si humbja e miqve. Ajo mund të shkaktojë edhe plagë por që të dyja shërohen dhe me kalimin e kohës harrohen. Por, heqja e dhëmbëve lë zbraztira në gojën e njeriut, e nganjëherë njeriu mund të duket edhe i shëmtuar. Ngjashëm është edhe humbja e miqve, ikja e tyre lë zbraztira por shpeshherë mund të bëjë njeriun që të duket i humbur dhe i shëmtuar.
Pra, zbraztira është një kujtim që nuk të lë të harrosh dhembin, e ngjashëm me këtë zbraztir është edhe ajo e zemrës që nuk të lë të harrosh miqtë. Dhe kështu, bija ime, mua më humbën të gjithë dhëmbët ashtu siç më kanë humbur të gjithë miqtë.
"Por pse pyete, bija ime", pyeti gjyshi me habi...?!
Vajza e vogël i tha: Gjysh, sa shumë që ke folur! Të pyeta se dua të lë qesen time me arra derisa të kthehem por ti bëre gjithë ato llafe...
P.S: Vërtetë miqtë janë sikur dhëmbët. Ikja e tyre shkakton plagë, dhimbje dhe lë zbraztira. Por, është një proces i pandalshëm andaj duhet të jemi të përgatitur dhe të gatshëm që ta pranoni një gjë të tillë.