Happyheart
Antarë i Respektuar
Ata,njerezit e mirë durojnë më shumë sesa mund të durojë kjo botë, mund të përballojnë më shumë sesa u jep kjo botë. Ata flasin pak. Ata dinë shumë. Ata janë autentikë dhe të ndershëm në gjithçka. Ata nuk kanë frikë nga emocionet e tyre. Ata duan me pasion. Ata e japin veten me gjithë qenien e tyre. Ata e respektojnë partnerin e tyre dhe e trajtojnë atë ashtu siç e meriton. Ata nuk i përdorin ndjenjat e tij për të arritur ambiciet e tyre personale. Nuk i shkaktojnë atij pasiguri dhe fobi. Në vend të kësaj ata e mbrojnë atë dhe kujdesen që ai të tregojë dashurinë e tyre në çdo rast.
Ata besojnë në veprim dhe jo në teori. Ata nuk i pëlqejnë fjalët e mëdha boshe. Ata dallohen nga cilësia dhe jo nga sasia, ndershmëria dhe jo hipokrizia. Ata nuk e fshehin se kush janë. Përkundrazi, krenohen me të dhe e bërtasin me çdo lëvizje të tyre. Ata e shpallin atë në çdo vështrim të tyre. Ata e urrejnë gënjeshtrën. Ata e duan vërtetësinë. Ata e urrejnë hipokrizinë. Ata nuk imitojnë apo kopjojnë idhujt e cekët.