Titulli: VALLJA E VJOSES (Novele nga RAQ PASKAL)
Ndaj ى kujtoj me admirim këta shokë që fatkeqësisht nuk jetojnë më.
Kish raste që shkoja në Gjirokastër tek prindërit. Fridën dhe Arturin ى lija nën kujdesin e një familjeje zagorite Vito e Nana që kishin dy fëmijë të urtë:Magdalinën e Pilon. Kur kthehesha, nisesha nga Gjirokastra në 8 të mëngjesit. Shoferi, xha Nasto Bedjavai ishte plak njeri. Edhe autobuzi – shumë i vjetër
Një ditë kur arritëm tek ura e Leklit, te rrapi ى madh mbi xhade zbritën ca fshatarë; tok me ta zbrita dhe unë
- Sa të shkosh ti gjer në Tepelenë, -iu drejtova xha Nastos, unë do nisem me këmbë drejt Përmetit. Ezmeri plak hapi sytë. – Do të më gjesh rrugës, ى thashë, mos u çudit, se kam nevojë për një shëtitje me këmbë.
Sa zbrita vura re tymin e zi që doli nga skapamentua tek lëshoi një uturimë që jehoi gjer në majat e maleve përreth. Skoda ishte autobus I vjetër
Pa u vënë re zbrita poshtë në xhade )mbi urën e Leklit) dhe me vrap-reziztencë marathone mora drejtimin drejt urës s ë Dragotit. Ajo urë e cila ishte ndërtuar prej inxhinierësh italianë, ishte e bukur dhe e e fortëduke ى rezistuar luftës dhe planeve të zeza për ta hedhur në erë gjermanërt gjatë luftrave.
M’u zu fryma nga vrapi, por isha mbushur me oksigjen të pastër. Isha ى ri, me mushkëri të shëndosha e trupin gjithë muskuj. Kalova gjithë ato kthesa dhe jo vetëm që s’psashë njeri rrugës, por as ndonjë makinë nuk kaloi atëherë kur sutomjetet ishin të rralla. Sa shkela mbi urë e ndalova vrapin dhe fillova të bëja thithje të thella ajri që të qetësoja zemrën. Duke ecur me hap të lirë shikoja nga latësia 20 metërshe lunin që gjëmonte poshtë urës. Ujrat e kthjellta kishin një nuancë të qiellit, ndërsa anash ku për përplasej me shkëmbinjtë dukej ى bardhë uji. Në fund të urës gjendej godina e postbllokut, mbetur si traditë që nga vitet e luftës.
Te shkallët e saj zbritën dy policë dhe po më shikonin me vëmendje. Më njihnin prej kohësh e më floën: “Eh, mor Paskal, s’u lodhe kurrë?!”
- Po bëj thjeshtë një vrap-marathonë, - u thashë, duke fshirë djersët me shaminë e xhepit. 23 vje\ isha dhe ata 30 ishin. E kush s’më njihte?
Ishim të rinj dhe bëmë shakara me njëri-tjetrin.Pas një çlodhje të shkurtër u ndava me ta dhe u sula me vrap si tigër rrugës së grykës së Këlcyrës. Ishte një rrugë e drejtë rrëzë mali, buzë Vjosës që hapej në një fushë të madhe. Vetëm lumi gjëmonte e syri më shikonte maja të larta malesh e shkëmbinj të thepisur që të kallnin frikën.
Në një çast dëgjova një zhurmë nga prapa. Ktheva kokën e pashë autobuzin e Nastos që po më avitej. Unë ia shkela dhe më shumë vrapit. Ma arriti; ndaloi afër meje e më tha: “Eja, djalosh, futu brenda, se u lodhe!”
- Jo,jo, - iu përgjigja. – Tek erdha gjer këtu, dua të provoj se sa do të rezitoj.
Vrapova sërish, pasi hoqa galloshet nga këmba e mbeta me atletiket; hoqa pantallonast e mbeta vetëm me mbathjet sportive – atlas ى zi (Uniformën e brendshme e mbaja gjithmonë të veshur për çdo rast të mundshëm. Bluzën ia dhashë një polici të njohur që ishte pasagjer në autobuz. E kisha gjiton e ى thashë: “Të lutem çoja Fridës sime në shtëpi. ج thuaj se po vi me këmbë, që të mos bëhet merak. Ia shkela sërish vrapit, duke lënë të tjerët të habitur. Plotësoja kohën e humbur
Ai ى dha gaz makinës, saqë tymi dhe zhurma përfshinë të gjithë luginën e Mezhgoranit. Ai m’u largua nëpër kthesat. Zhurmën e skodës e dëgjoja tek ulërinte nëpër grykat e maleve
Gjatë kohës që ai qëndroi pak në Këlcyrë, për të zbritur pasagjerët, e arrita prapë shoferindhe, pasi kalova fabrikën e rrushit, ndalova te çesma e e qytezës, ku shplava fytyrën e gojën, që më qe tharë. M’u kujtuan maratonistët në lojnat olimpike, që në çdo 100 metra marrin shishe të gatshme me lëngje të posaçme.
Kalova kthesat e fermës së Piskovës, ku lashë prapa plantacionet e vreshtave e të lajthive. Përballë meje gjendej rruga e drejtë dhe e pafund që të çonte në Kosinë e Kutal. Ndalova një çast ndanë rrugës në një bahçe të mbjellë me perime, ku kishin mbetur aty-këtu disa domate e speca nga fundvjeshta. Këputa pak e njoma gojën në vrap e sipër.e pyeta. Ishte prag dimri.
Mbërrita në Përmet 20 minuta pas autobuzit… Tek ura e Përmetit më priste Frida që po dëneste… Në duar mbante Arturin e vogël. Unë ى putha të dy.
- Më prishi gjakun ai polici që dërgove, - filloi Frida. Ai ى ra derës me forcë dhe, sa ja hapa, më dorëzoi rrobat e tua. Ku nuk më shkoi mendja… Pastaj u kujtua polici e më tha që ti po vije me vrap pas autobuzit. ا’janë këto punë që po bën, mor burrë? – më qortoi ajo. E ndieva veten fajtor me gjithë mend. Duhej më shumë korrektesë. Ajo më dha një çokollatë që unë e ndava për të tre.
Sa shpejt u përhap lajmi në Përmet: “Raqka vrapoi 18 kilometra pas autobuzit… që nga ura e Leklit gjer tek ura e Përmetit. Më pas hëngra bukë dhe u shtriva në një gjumë të thellë e më erdhën dy shokë: Simo Tyto e Jorgo Londo. Ata u habitën, kur pasi u ndamë, unë shkova në kinema. “Ah, rini, rini e vrullshme!