Unë nuk kam frikë.
Nuk kam frikë nga ato të cilat bota i quan “gra të bukura”.
Kam frikë nga të tjerat.
Kam frikë nga ato që dalin nga shtëpia me pak grim.
Nga ato që i kupton menjëherë në kanë kaluar një natë pa gjumë
nga rrathët e errët që mbajnë nën sy .
Nga ato që i lidhin flokët me laps.
Nga ato që shihen në pasqyrë dhe buzëqeshin sepse nuk kanë asnjë fije floku në vendin e duhur.
Nga ato kam frikë.
Nga ato që ndalen në detaje,
në detajet që as ti vetë nuk mendoje t’i kishe.
Nga ato që dinë të qëndrojnë pranë të tjerëve,
por nuk dinë të qëndrojnë pranë vetes.
Nga ato që janë gjithmonë në nxitim,
por që ndalen për të dëgjuar. Një të huaj,
një mik,
një fëmijë.
Nga ato kam frikë.
Nga ato që, nga një
“Ti je e bukur”, skuqen,
vihen në siklet.
Nga ato që do të ruajnë me xhelozi Lulediellin që i ke dhuruar
derisa të thahet petali i fundit
e më pas, i shkëputur
të bjerë në dysheme,
duke humbur poshtë raftit, në pluhur.
Nga ato që nuk shfaqen, nuk vihen re,
nuk duken.
Bota gjithmonë në plan të parë.
Dhe ato mbrapa.
Në sfond.
Kam frikë prej tyre.
Nga ato që i buzëqeshin jetës,
çdo ditë,
ndonëse kemi mijëra arsye për të mos e bërë.
Nga ato që të dëgjojnë vërtet.
Nga ato që duan të jenë të bukura,
vetëm ndonjëherë.
Vetëm për dikë.
Nga ato që dinë të qajnë.
Kam frikë prej tyre.
Nga ato që, për të kaluar me ty një orë ,
do të kalonin tetë të tjera në tren.
Kam frikë prej tyre.
Nga ato për të cilat ia vlen të qëndrosh.
Një herë
Për të mbetur.
Dhe kam frikë prej tyre, sidomos,
kur,
pa thënë asnjë fjalë ato të zgjedhin,
qëndrojnë
dhe ti je shumë i shpërqendruar për ta vërejtur, shumë i përqëndruar të ikësh nga ç’farë nuk e di as vetë.
Kam frikë prej tyre, sepse,me gra të bukura bota është plot.
Ndërsa, një grua si ajo,
nëse e lë të ikë, nuk do ta dish kurrë
në cilën anë të botës do ta gjesh.
Nëse do ta gjesh ndonjëherë.
Abdou Mbacke Diouf