Mesha e parë e 2022/ Papa Françesko me një mesazh të fortë: Boll më! Kush lëndon një grua fyen Zotin...
Mesazhin e meshës së parë të këtij viti, Papa Françesko ua dedikoi grave. Ati i Shenjtë lëshoi një thirrje të fortë kundër dhunës ndaj tyre.
Mesha e parë e vitit 2022 e drejtuar nga Papa Françesko ka patur një mesazh shumë të fortë dedikuar grave.
Një thirrje e fortë është lëshuar kundër dhunës ndaj tyre, teksa u shpreh se “kush lëndon një grua fyen Zotin”.
“Sa shumë dhunë i drejtohet grave… Boll më! Kush lëndon një grua fyen Zotin, i cili përmes gruas krijoi njerëzimin. Dhe meqenëse nënat dhurojnë jetën dhe gratë e mbajnë botën të bashkuar, le të bëjmë të gjithë përpjekje më të mëdha për të promovuar nënat dhe për të mbrojtur gratë”.
Çdo 1 Janar, Kisha Katolike feston ditën e Shën Mërisë Hyjlindëse. Data e parë e vitit njihet po ashtu edhe si Dita Botërore e Paqes. Statistikat tregojnë se rastet e dhunës ndaj grave janë shtuar në Europë gjatë dy viteve të fundit për shkak të pandemisë.
Ekspertët thonë se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe izolimet në shtëpi kanë shtuar stresin në familje, ku viktima janë kryesisht gratë.
B.G.shqip
Bei Facebook anmelden
Redaktimi i fundit: