El-Veda!
Takohemi për t'u ndarë,
e ndahemi për t'u ritakuar!
Mëngjesit i vjen fundi në darkë,
lindjes vdekja,
fillimit fundi.
Ikim e vijmë!
Disa kthehen,
disa më nuk bashkohen në këtë botë.
Jo rrallë herë rrugët tona ndahen
fill pasi puqen.
Me lutjen për një ritakim më të mirë!
Vjen një moment e i thua "El-veda" shumëçkaje që në jetë e ke takuar!
El-veda!
Ti mik e mike
Ti rrugë,
Ti shtëpi!
El-veda ti hënë buzë dallgës së bardhë që
merrje me vete të pathënat e ashikve cdo natë
El-veda!
Ti cast i ëmbël e i hidhur
bashkë me pikat e lotit derdhur n'oqean.
El-veda,
ti qytet që pret e përcjell mijëra mysafir zemrën plot!
El-veda cdo njeriu
që jeta
përballë na i solli!
*(El-veda=Për të mirë u pjekshim)

Redaktimi i fundit: