Një ndeshje e “çmendur” midis Kukësit dhe Teutës, me bregdetarët që fitojnë në transfertë 2-3, pas një pjese të parë që mund të cilësohet padyshim si me spektakolarja e sezonit deri më tani.
Të gjithë golat u shënuan pikërisht në pjesën e parë, që filloi me realizimin e Teutës në minutën e 7 të Albano Aleksit. Por “festivali” i golave ishte vetëm në fillimin e tij, dhe barazimi vjen 5 minuta më vonë falë Korreira, edhe pse merita është e aksionit të kroatit Edi Basha.
Në minutën 25, VAR cakton një penallti për verilindoret që shndërrohet në gol sërish nga Aleksi. Por tani është Teuta që përmbys 5 minuta më vonë rezultatin, fillimisht me një kundërsulm të Sebino Plakut, dhe më pas me Koubemba, në përfundim të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, ekipet duken si të lodhura nga vrulli i 45 minutave të para, dhe rastet janë më të pakta, ku spikasin ato të Kukësit, por rritet nervozizmi, me Gjelbërim Taipin dhe Asion Daja që ndëshkohen me karton të kuq.
A2news.com