Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature currently requires accessing the site using the built-in Safari browser.
Dy vajza te dyja labe,eshte keng polifonike nga grupi gjirokastresCfare ke dashur te postosh aty? Se nuk mu hape gje?
:emoji_clap:te rrita me pekuli o moj bije o moj bije
sa te shkon kjo nuseri o moj bije o moj bije
sa here ne gjume me ke vene
fjale zemr me ke then...
:emoji_wave:Nene moj do marre nje udhe moj nena ime ( 2x )
epo do kaloj malet me gure moj nena ime
Nuse pse kaq large me shpute moj nena ime ( 2x )
epo do me marre malli shume moj nena ime
nene moj qe me dhe gjine moj nena ime ( 2x )
epo valle a do ma shohesh syne moj nena ime
Pike e lotit kur te bjere moj nena ime ( 2x )
epo haber nga une do te sjell moj nena ime
VJERRA - Bera moj dasem dhe tunda fshane dhe lumja une c'nuse kam marre
kurr me sheh i therrin syte, e urte gati sa s'me mbyte (2x)
S'me ka genjyer syri fare, nusja yne sa e mire
tamam porsi dhi xanxare fillon sherri qe pa gdhire
NUSJA - Nuk priti te dilte java me flet vjerra maja maja
s'me la te shtohet sevdaja po filloi nga shamataja
Thashe kur te vete nuse do gjeje nje vjerre pa huqe
me mire pa burre fare se sa me ty telendare
VJERRI - Nem nje uje moj nuse
NUSJA - Merre vete prapa e ke
Nuk kam kohe te jap dhe uje
se e kam shtepine rremuje
NUSJA - ububu se u cemenda
VJERRI - cke moj nuse cfare te bera?
NUSJA - I fute mustaqet brenda
ska cme duhet me kjo shtemba
VJERRA - Nusja jone c'eshte e verteta
eshte sic e deshem vete
NUSJA - Prinder lashe e prinder gjeta
leme o Zot te rroj perjete.
Kenge labe
"اipini" (emer mali) eshte nje grup i kryesuar nga Tomor Lelo i cili ka mbledhur disa nga emrat me te njohur te kenges labe. Ne kete çeshtje dua te sjell gjithashtu dhe ju kenge labe me tekste.
Ismail Qemali e Isa Boletini - Grupi "اipini"
Kendojne: Tomor Lelo, Nazif اela
Te dy bashke u nisen
ku merrej vendimi
Ismail Qemali
e Isa Boletini
Se kishte shume halle
Shqiperi e mjera
po duhej rovolet
t'i linin te dera
U futen ne Londer
brenda në pallat'e
trimi luftetar
e plaku dipllomat'e
Dolli Lordi Math'e
me nje gjuhe te zgjidhur
me nje fjale te rende
me humor te shtirur
Ja - tha - shqiptaret
kurre nuk i besoja
qe te çarmatosur
ketu t'i shikoja
Ky ishte momenti
nuk kish' me ç'te pritej
nen'e brez bereta
zu' te hasharitej¹
Faqen kish' per trupi
veshin kish tek gjaku
syri i pagjume
pergjonte nga plaku
Vetetiu sermaja
vetetiu fildishi
ndriten malet tona
sado larg qe ishin
Se nga gryk' e saja
ishin zgjidhur halle
Shqiperi e vogel
ne sofren e madhe
________________________
1. Zuri të hasharitej -> filloi te zemerohej, te egersohej.
Mos e degjoni nese e keni zemren e dobet...
E ti nga pasadhurim kjo kenga por e kendon me bukur Aurela ?
@Bebw e une te qajme per iso,nga pas do rrime.Do vish me ne?E ti nga pas
Keto me gjenden para ne kete moment,pranon buke me zemer te bardhe?!Shiko fotografinë 1698174As para as pas Po do ju bashkohem nese e gjej tavolinen te shtruar
Bujrum ,po po erdhe e kemi tradite ne do bashkohesh me grupin ?As para as pas Po do ju bashkohem nese e gjej tavolinen te shtruar
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.