Jeta e Angela Merkel, nga vajza e priftit në majat e pushtetit (Foto)
![5-20.jpg 5-20.jpg](https://fv.al/data/attachments/217/217862-e5890b23d0319a2df93f03bad5afc264.jpg)
Nga vajza e një prifti në Gjermaninë Lindore në femrën e parë kancelare: Më 17 korrik Angela Merkel mbush 65 vjeç. Deutche Welle sjell pjesë nga jeta e një prej liderëve më të fortë të botës sot.
Një femër nga Gjermania Lindore pa lidhje politike, në fillim ngjitet në majë të partisë konservatore dhe më pas bëhet liderja e Gjermanisë. Ajo është rizgjedhur katër herë deri tani dhe është në vitin e saj të katërmbëdhjetë si Kancelare. Edhe pse pa fëmijë, shkrimtarja gjermane Juli Zeh e ka quajtur atë “Mutti”, qw nw gjermanisht do tw thotw nëna e sigurisë gjermane.
Kur “Mutti” ishte “Angie”
Kur Angela Dorothea Kasner e vogël ishte duke u rritur, kush mund të mendonte se ajo do të bëhej një nga personat më të fuqishëm në botë? Shumë punë, praktike, strikte – Angie e vogël u rrit në një shtëpi protestante në qytetin Templin në Gjermaninë Lindore. Babai i saj ishte prift dhe mamaja kujdesej për të dhe tre vëllezërit e motrat më të vegjël.
Rrënjë polake
Gjyshja Greta dhe gjyshi Ludwig në fotografi me djalin e tyre Horst Kazmierczak, babain e Angela Merkel. Familja Kazmierczak jetonte në Poznan, një qytet polak nën pushtimin prusian. Në vitin 1930, kur emigruan në Berlin ata e ndryshuan mbiemrin në Kasner. Në vitin 2013 kur u bënë publike rrënjët polake të Kancelares u bë një zhurmë e madhe.
Pushime në Gjermaninë Lindore
Pasi mbaroi gjimnazin në vitin 1973 pothuajse me nota perfekte, Angie bëri pushime në kamping. Ajo shkëlqeu në rusisht dhe matematikë dhe ishte pjesë e lëvizjes komuniste “Rinia e Lirë Gjermane”. Merkel është liderja e parë gjermane që vjen nga Gjermania Lindore.
Fizikë kuantike
Angela studioi fizikë në Lajpcig, qyteti ku takoi edhe bashkëshortin e saj, Ulrich Merkel. Ai më vonë e cilësoi si “si një vajzë shumë miqësore, të hapur dhe e natyrshme”. Ajo pëlqente të udhëtonte, si këtu në Pragë (e treta nga e djathta ) në vitin 1982. Pas përfundimit të studimeve ajo punoi në Akademinë e Shkencave të Gjermanisë Lindore dhe bëri doktoraturën në kimi kuantike.
Mësuesi
Merkel u bë aktive në politikë e u bashkua me opozitën në Gjermaninë Lindore, kur Perdja e Hekurt ishte duke rënë në vitin 1989. Partia e saj u bashkua me Unionin Kristian Demokrat (CDU) pas bashkimit të Gjermanisë. Kancelari Helmut Kohl e mori Merkel në krahun e tij dhe e bëri pjesë të kabinetit edhe pse ajo nuk kishte lidhje dhe eksperiencë.
Forcë e pandalshme
Merkel në fillim u bë sekretare e përgjthshme e CDU dhe më pas lidere e partisë. Kur partia formoi një koalicion të gjerë me social demokratët pas zgjedhjeve të vitit 2005, ajo u bë Kancelarja e parë femër në Gjermani. Më2018 ajo u tërhoq nga posti i kryetares së CDU-së duke vazhduar drejtimin e qeverisë si kancelare.
Ajo që qesh e fundit…
Merkel ka reputacion të fortë në një botë politike të dominuar nga meshkujt. Si liderja e vendit me ekonominë më të fortë në Europë, zëri i saj ka patur peshë gjatë krizës financiare dhe ka luftuar për interesat e Gjermanisë. Kritkët e akuzojnë se ajo bën shumë manovra politike dhe se nuk reagon në kohë.
Jetë modeste
Merkel u divorcua nga burri i saj i parë: “Një ditë ajo bëri gati valixhet dhe u largua”, tha ai. Më pas ajo u martua me Joachim Sauer, një profesor kimie. Edhe pse ajo nuk ka fëmijë të sajët, Sauer ka dy djem nga martesa e mëparshme. Merkel dhe Sauer jetojnë në një apartament modest në Berlin (fotoja më sipër) dhe kanë në pronësi një dyqan.
Pushime italiane
Merkelit i pëlqen t’i kalojë pushimet në ishullin italian të Iskias, ku noton dhe bën hiking me bashkëshortin e saj. Ndërsa në dimër ajo preferon skitë.
Një mbrëmje në Opera
Merkel rrallë herë bie në sy me veshjet e saj. Këtu merr pjesë në hapjen e Operas së Oslos në krah të ish-kryeministrit të atëhershëm norvegjez , Jens Stoltenberg. Kjo veshja atëherë shkaktoi shumë diskutime në Gjermani. Merkel pëlqen muzikën klasike dhe është një vizitore e rregullt e Festivalit Wagner në Bayreuth.
Histori suksesi gjermane
Merkel ndjek nga afër kombëtaren e futbollit të Gjermanisë në ndeshje të rëndësishme. Pas fitores së Kupës së Botës më 2014, së bashku më Presidentin Joachim Gauck, ajo vizitoi skuadrën në dhomat e zhveshjes. /DW/
![1-24.jpg 1-24.jpg](https://fv.al/data/attachments/217/217863-12f3981eba3a62823a9a1e8db2f189ef.jpg)
![2-28.jpg 2-28.jpg](https://fv.al/data/attachments/217/217864-5a8a1d98c55e666c5b3639b0e2184620.jpg)
![3-29.jpg 3-29.jpg](https://fv.al/data/attachments/217/217865-c98ed5f7bbc04ea0958a2ddb03bfe79d.jpg)
![4-25.jpg 4-25.jpg](https://fv.al/data/attachments/217/217866-1f6ee9803254ee878bedb348464e2e8b.jpg)
![5-22.jpg 5-22.jpg](https://fv.al/data/attachments/217/217867-e5890b23d0319a2df93f03bad5afc264.jpg)
![6-17.jpg 6-17.jpg](https://fv.al/data/attachments/217/217868-27b4b8f931c35722e801838b94d801d1.jpg)
![7-18.jpg 7-18.jpg](https://fv.al/data/attachments/217/217869-b4503684caaa6d11cabe11b986311593.jpg)
![8-19.jpg 8-19.jpg](https://fv.al/data/attachments/217/217870-187b6823c30d9cc7bbc1e77fbf847765.jpg)
![9-11.jpg 9-11.jpg](https://fv.al/data/attachments/217/217871-890a6f933af5bdcdfedf3124a5f0ab72.jpg)
![10-13.jpg 10-13.jpg](https://fv.al/data/attachments/217/217872-7de904ab9380d3938b3cc1bcef8b3de3.jpg)
g.shqip

Attachments
-
5-20.jpg42.3 KB · Shikime: 0
-
1-24.jpg74.1 KB · Shikime: 0
-
2-28.jpg31.4 KB · Shikime: 0
-
3-29.jpg22.1 KB · Shikime: 0
-
4-25.jpg53 KB · Shikime: 0
-
5-22.jpg42.3 KB · Shikime: 0
-
6-17.jpg46.3 KB · Shikime: 0
-
7-18.jpg37.9 KB · Shikime: 0
-
8-19.jpg40.2 KB · Shikime: 0
-
9-11.jpg42.3 KB · Shikime: 0
-
10-13.jpg56.4 KB · Shikime: 0
-
5-20.jpg42.3 KB · Shikime: 0
-
1-24.jpg74.1 KB · Shikime: 0
-
2-28.jpg31.4 KB · Shikime: 0
-
3-29.jpg22.1 KB · Shikime: 0
-
4-25.jpg53 KB · Shikime: 0
-
5-22.jpg42.3 KB · Shikime: 0
-
6-17.jpg46.3 KB · Shikime: 0
-
7-18.jpg37.9 KB · Shikime: 0
-
8-19.jpg40.2 KB · Shikime: 0
-
9-11.jpg42.3 KB · Shikime: 0
-
10-13.jpg56.4 KB · Shikime: 0