EDITORIAL / Për shqiptarët dhe Shqipërinë, rrëzimi i diktaturës të llojit më të egër komunist nuk ka qenë i lehtë e pa dhimbje. Për rrjedhojë, edhe rruga e demokracisë u shfaq e vështirë e me shumë pengesa. Shumë nga ne kanë qenë me shpresën që do të shikonin një fund të kësaj rruge, për të dalë, më në fund, përballë një horizonti të pastër europian të aq dëshiruar.
Por, pavarësisht kësaj, globalizimi, zhvillimi teknologjik, regjimet e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, hapja e dritareve me botën demokratike, ndihmuan që edhe ajo demokraci e brishtë, e thyeshme herë pas here, të shtresëzohej.
Në vitet e fundit, ora e konsolidimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut u çakordua; u zbehën me shpejtësi optimizmi që...