Tabletat ibuprofen dhe paracetamol lënë pasoja

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Tabletat ibuprofen dhe paracetamol lënë pasoja



Shiko fotografinë 1428695



Ekspertët tërheqin vërejtjen që tabletat kundër dhembjeve mund të shkaktojnë humbje të pjesshme të një shqise të rëndësishme. Nuk e kemi për qëllim t’ju frikësojmë, por na duket që femrat të cilat rregullisht pinë tableta kundër dhembjeve mund të dëmtojnë tërësisht dëgjimin e tyre.

Duke u mbështetur në hulumtimin e ri, vetëm dy tableta të cilat përmbajnë paracetamol dhe ibuprofen në ditë gjatë periudhës prej gjashtë vjetësh janë të mjaftueshme që të humbin dukshëm dëgjimin.


Ndërprerje e qarkullimit të gjakut në veshë

Ky hulumtim është bër edhe tek meshkujt, ndërkaq rezultatet kanë qenë të njëjta. Përse janë të tilla, në shikim të parë të parëndësishme, këto ilaçe aq të rrezikshme?

Ekspertët thonë që ndërpresin qarkullimin e gjakut në brendi të veshit, gjë që shkakton ndjeshmëri më të madhe ndaj zhurmës së jashtme. Dr. Gary Curham, autor i studimit, i cili është bërë në Brigham andWomen’s Hospital, thotë që së paku një ndër 20 femra me dëmtim të dëgjimit shpesh ka pirë tableta kundër dhembjeve.



Të rrezikshme janë edhe dozat më të vogla

Kur është fjala tek hulumtimi te meshkujt të cilët i ka analizuar Shërbimi Nacional Shëndetësor anglez, bile edhe dozat më të vogla të këtyre ilaçeve mund të ndikojnë në humbjen e dëgjimit. Gjithsesi, me asgjë nuk duhet tepruar, madje as të mos vëmë dorën tek tabletat kundër dhembjeve thjesht për shkak të shprehisë.

Tabletat megjithatë janë kimi, ndërkaq natyra ka zgjidhje për çdo gjë, kështu që më me dëshirë orientohuni tek metodat alternative, çajet dhe mendimet pozitive.



/TE/
 

Efektet negative që i sjell përdorimi i tepërt i paracetamolit


Hulumtuesit besojnë se zbulimet e tyre mund të ndikojnë që në të ardhmen të kryhen më shumë studime për të t’i trajtuar dëmet që shkaktohen nga përdorimi i tepërt i ilaçeve.

Shkencëtarët e Universitetit Edinburgh e kishin studiuar ndikimin e paracetamolit në qeliza të mëlçisë te njerëzit dhe në indin e minjve. Testimet e tyre tregojnë se në kushte të caktuara, paracetamoli mund ta dëmtojë mëlçinë duke shkaktuar dëme në lidhjet vitale strukturore mes qelizave të afërta në organ.

Shkencëtarët thonë se lloji i dëmit që iu shkaktohet qelizave si pasojë e përdorimit të tepërt të paracetamolit është i ngjashëm me dëmet që shkaktohen nga hepatiti dhe kanceri.


‘Scientific Reports’
 
Tani qe cdo ilac i perdorur faramceutik ka efekte ansore kjo sdo mend.
E verteta eshte qe pervec efekteve ansore dobesojne tej mase anen imunitare te trupit tone.
Trupi njerzor eshte i pergaditur me anen e trupave dhe antitrupave qe te perballoj si nje situat fiziologjike shume komplikacine apo gjendje gripale,dhimbje etj etj.
Me e mira e mundshme eshte qe shume crregullime me trupin tone, mund ti zbusim deri edhe ne ndalimin e tyre me nje diet ushqimore te keshilluar me nje mejk dietolog.
Ushqimi eshte baza per shume shume rruge alternative ndaj reduktimit te shume semundjeve ne trupin tone.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top