Panairi i punës, mësyjnë të papunët, për të dorëzuar CV-të

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Të rinj e të kaluar në moshë, të shkolluar apo jo, të gjithë janë turrur për në Pallatin e Kongreseve, me shpresën e një mundësie punësimi. I pari panair pune i mbajtur në kryeqytet me iniciativë të ministrisë përkatëse, ka ngjallur besimin për qindra njerëz, fluksi i të cilëve ka shënuar një numër rekord CV-sh të dorëzuara pranë dhjetëra bizneseve e kompanive që në stendat e tyre, ndryshe nga herët e tjera, kanë reklamuar ofertat për punësim. Zyra e rajonale e punësimit Tiranë ka bërë të ditur se numri i kërkesave ka tejkaluar jo vetëm ofertat, por edhe parashikimet e këtij panairi. Kompani ndërtimi, marketingu, biznese të ndryshme, deri dhe universitete kanë paraqitur ofertat e tyre për punësim në këtë panair jo fort të zakonshëm.

Panairi i parë i punës në Tiranë, organizuar nëpërmjet zyrës rajonale të punësimit, ka korrur një numër shumë të madh aplikantësh, të cilët as mosha dhe as arsimimi nuk i ka penguar të kërkojnë nëpër stenda vende të reja pune. Bizneset dhe kompanitë, ofruese të mbi 2000 vendeve të reja pune, do të bëjnë një seleksionim të aplikimeve dhe formularëve të dorëzuar, për të zgjedhur në bazë të kritereve që kanë burimet njerëzore, të cilët në një fazë të dytë do të intervistohen për të marrë aprovimin për punësim.

Shqip
 
E degjova une gabim apo kompania tha qe nuk eshte e vertet qe ka 2000 vende pune?.....duke u veshur shpejt e shpejt e duke bere tualetin me duket se degjova te lajmet e mengjezit (se mbaj mend as stacionin te televizionit) kete gje...Qe nuk ishte e vertet.....Se ndoshta e kam degjuar gabim une ose ka qene lajme tjeter.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top